FIDANISHTJA

Kryeministri Haradinaj: Jemi me fat për miqësinë me SHBA-të

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Londër – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Londër në kuadër të shumë takimeve me personalitete të ndryshme, sot ka takuar drejtorin për Çështjet e Evropës Jug Qendrore, Matthew Palmer, në Departamentin e Shtetit të ShBA-ve, me të cilin bisedoi për situatën politike dhe për proceset zhvillimore në Kosovë.

Në takim me drejtorin Palmer, kryeministri Haradinaj vlerësoi lart rolin e ShBA-ve në avancimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke shprehur gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

“Populli dhe institucionet e Kosovës janë shumë mirënjohës për ndihmën e pakursyer që ShBA-të, kanë dhënë për Kosovën, në të gjitha periudhat. Jemi me fat që kemi miqësi të veçantë me shtetin tuaj dhe për këtë jemi krenarë”, tha kryeministri Haradinaj.

Hidromorava

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, në zhvillimin ekonomik, dhe për hapjen e vendeve të reja të punës të cilat do të ndikojnë në rritjen e mirëqenies për qytetarët tanë.

Nga ana e tij, drejtori për Çështjet e Evropës Jug Qendrore, Matthew Palmer, tha se ShBA-ja do të vazhdojë që të jetë bashkë me Kosovën në rrugën e saj të forcimit të institucioneve dhe në proceset e konsolidimit ndërkombëtar të saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.