UBT

Kryeministri Haradinaj inspektoi punimet në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kaçanik – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot punimet në Autostradën “Arbën Xhaferi”, Prishtinë -Hani i Elezit, përkatësisht në hyrje të Hanit të Elezit, segmenti B406-407, ku është duke u ndërtuar një prej urave më të mëdha në rajon në gjatësi prej 6 km.

Kryeministri Haradinaj, i cili shoqërohej edhe nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se është i kënaqur me dinamiken se si po zhvillohen punimet në këtë segment, derisa theksoi se është i bindur që punimet në fjalë janë nën angazhimin e kompanisë më të sigurt në botë.
“Jemi sot bashkë me ministrin Lekaj, në punishte ku po punohet rruga 6, jemi të bindur se kjo punishte është në duart me të sigurta në botë, njerëzit më kompetent. E mira është se janë katërmijë njerëz që punojnë. Janë qindra kompani të Kosovës të kontraktuara me njerëz të Kosovës që punojnë dhe do të përfitojnë nga kjo përvojë”, tha Kryeministri, gjatë inspektimeve.

Mobi Casa

Ndërkaq, Drejtori i projektit të kompanisë Bechtel Enka, Riyadh Alkawazayi, e ka falënderuar kryeministrin që sot mori pjesë në inspektimet e punimeve në këtë segment të autostradës dhe për interesimin e tyre për t’i parë nga afër zhvillimet.

Ai tha se është i lumtur që t’i tregojë kryeministrit për progresin, i cili personalisht është angazhuar për mbarëvajtjen dhe angazhimin e këtij projekti.
Kryeministri Haradinaj, kërkoi që të vazhdohet me dinamikën e punimeve të deritashme dhe që punimet të përfundojnë para ndërrimit të moteve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.