ARKATANA

Kryeministri Haradinaj e deklaron “të vdekur” opsionin e ndarjes së Kosovës

/ 2 minuta lexim
HW

Kryeministri Ramush Haradinaj në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se me prekjen e kufijve, Rusia do të ftohej të rris ndikimin e saj në Ballkan. Ai gjithashtu ka folur për dialogun, marrëdhëniet me SHBA-të e çështje tjera.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, tha se hapja e kufijve do të ishte një ftesë për Rusinë për t’i dhënë më shumë rol në rajon.

“Hapja e kufijve dhe lëvizja me kufi është proces që vështirë se do të mbyllet pastaj. Nuk dihet kush fiton, supozohet se krijohet një situatë e paqartë që do të ishte një ftesë për Rusinë për më shumë rol…Presidenti i Kosovës mban këtë pozitë në bazë të kushtetutës, por opsioni për ndarje të Kosovës, që ndoshta dikush e ka shty atë për ta promovuar, ka “vdekur” realisht”, tha Haradinaj.

Idenë e hapjes së kufijve Haradinaj e cilësoi të rrezikshme duke e krahasuar me temën e demarkacionit e cila mund të provokonte luftë civile.

ARKATANA

“Ju e dini që për pak hektarë të vlefshëm që fatmirësisht u gjet zgjidhje, ishim duke shkuar drejtë luftës civile. Askush nuk mund të bëj shaka më me këtë vend”, shtoi Haradinaj, përcjell Telegrafi.

Ndërkaq duke folur për marrëdhëniet me Amerikën, Haradinaj pranoi se ka takime me përfaqësues të Ambasadës dhe se marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të mira.

Është normale që Ambasada e Amerikës të na jep vërejtje të sinqerta për çdo gabim që ne bëjmë…Kurrë më të mira dhe më të qëndrueshme marrëdhëniet nuk kanë qenë”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Haradinaj mes tjerash foli edhe për vazhdimin e dialogut për të cilin tha se duhet të vazhdojë me qëllim që të arrihet njohja nga Serbia, ndërsa ka potencuar se taksa mbetet deri në njohje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.