Kryeministri është i bindur që liberalizimi i vizave mund të ndodhë më 2015

Kryeministri Isa Mustafa ka bërë një deklaratë që qytetarët e Kosovës do tia mbajnë mend. Ai thotë se liberalizimi i vizave mund të ndodhë më 2015. Mustafa në një intervistë ka deklaruar se liberalizimi i vizave mund të ndodhë në vitin 2015.
“Përkundër disa deklaratave që ne po i dëgjojmë, unë jam i bindur – dhe besoj se do të kemi. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që t’i përmbushim të gjitha detyrimet dhe t’i kryejmë detyrat që i kemi para BE-së. Të hyjmë në këtë proces, ta realizojmë këtë proces, të japim garancione të forta për këtë, por si parakusht i kësaj ne duhet t’i frenojmë migrimet të cilat tani i kemi, që ndoshta në pikëpamje të njerëzve të cilët po tentojnë që edhe në këtë mënyrë ta lëshojnë Kosovën – ka arsye, por s’kemi arsye fare si vend të manifestojmë sjellje të tilla, sepse duhet ta ruajmë pavarësinë që e kemi, dhe duhet ta kultivojmë besimin në shtetin e Kosovës” ka theksuar Mustafa në një intervistë për Radio Kosovën.