Fundamenti

Kryeministri: Është e habitshme pse Opozita s’mori pjesë në votimin e buxhetit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka pritur nga deputetët e opozitës të marrin pjesë në votim. Ka thënë se është e habitshme mospjesëmarrja e deputetëve të LDK’së e VV’së në votimin e buxhetit në lexim të parë. Ndërkohë, në seancën e sotme 62 deputetë kanë votuar për projektbuxhetit të Qeverisë derisa 2 të tjerë kanë dalë kundër.

“Ky buxhet siguron buxhet për të gjithë mësuesit, mjekët, kategoritë e lirisë. Është e habitshme mospjesëmarrja e deputetëve në votim”, ka thënë Haradinaj, në një paraqitje për media, pasi është votuar Buxheti në lexim të parë, shkruan Express.

“Ishte vazhdim i seancës të ligjit të buxhetit. Leximi i parë dhe vota sot. Deputetët e votuan ligjin për buxhetin në lexim të parë. Me siguri do të ketë amandamente në lexim të dytë. Nëse janë propozime në shërbim të qytetarëve do t’i marrim parasysh”, ka shtuar ai.

Seanca për Buxhetin e Shtetit ka përfunduar shpet pasi vetëm është votuar për Projektbuxhetin për vitin 2018.

ARKATANA

Kështu, nga 64 deputetë sa kanë votuar, 62 janë deklaruare pro buxhetit, ndërsa, vetëm dy kanë votuar kundër.

Edhe pse kanë marrë pjesë në seancë, Opozita s’ka marrë fare pjesë në votim. Pra, ata nuk e kanë shfrytëzuar fare të drejtën për të votuar pro, kundër apo abstenim.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Projektbuxheti do të kalojë nëpër Komisionet Parlamentare për t’u rikthyer përsëri në Kuvend për miratim përfundimtar.

Votimi i buxhetit ishte testi i parë i Qeverisë Haradinaj për të testuar nëse e kanë shumicën e votave në Parlamentin e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.