Mobi Casa

Kryeministri: E zgjidhëm një problem të brendshëm me ndihmën ndërkombëtare

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se kanë zbatuar të gjitha procedurat ligjore për të trajtuar murin e paligjshëm në Veri të Mitrovicës. Ai, në një konferencë për media, ka thënë se me përkrahjen e SHBA’së dhe BE’së është arritur pajtimi për detajet e rrënimit të murit.

“Muri sot është rrënuar. Ndërkaq, ajo pjesë e sheshit do të rehabilitohet në përputhje me projektin e BE’së dhe në përputhje me të gjitha kriteret dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Kryeministri Mustafa.

Shefi i Qeverisë ka thënë se janë koordinuar me Hashim Thaçin e Kadri Veselin për të rrënuar murin.

UBT

“Përfaqësuesit e zgjedhur politik të qytetarëve janë ulur së bashku me praninë e miqve ndërkombëtar dhe e kanë zgjidhur këtë çështje bazuar në ligjet e Kosovës”, ka thënë Kryeministri.

“E kemi zgjidhur një problem të brendshëm me përkrahje ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.