RCCOLA

Kryeministri britanik i shqetësuar për situatën në veri: Kurti e Vuçiq kanë përgjegjësi për të ulur tensionet

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Britania e Madhe vazhdon të mbetet e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Së fundmi shqetësimin e tij e ka shprehur kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.

Deputetja britanike, Alicia Kearns e pyeti kryeministrin Sunak se a do të ketë angazhim nga ai për zgjerim të mandatit të KFOR-it, në mënyrë që të merret edhe me kontrabandimin e armëve që po futen nga Serbia në Kosovë.

“Si kryeministër, a do të angazhoheni tani që ne do t’i bashkohemi EUFOR-it, ku do të shtoja se si Turqia ashtu edhe Kili janë anëtarë, dhe a do të konsideroni gjithashtu lobimin për një zgjerim të mandatit të KFOR-it në Kosovë në mënyrë që ata të përballen me çështjet ilegale, pra armët që dërgohen nga Serbia në Kosovë, të cilat po financohen ilegalisht nga Beogradi dhe po armatosen milicitë në Kosovë”, pyeti deputetja Kearns, shkruan Telegrafi.

Në përgjigjen e tij Sunak, shtoi se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq kanë përgjegjësi për të ulur tensionet në veri të Kosovës.

“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar, unë jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, të cilën ju e njihni dhe i dënojmë shumë sulmet e paprovokuara nga protestuesit ndaj personelit të KFOR-it. Sekretari i Jashtëm i ka thënë tashmë kryeministrit të Kosovës dhe Serbisë se liderët në Beograd dhe Prishtinë kanë përgjegjësi për ta ulur tensionin dhe për ta parandaluar dhunën e mëtejshme”, u shpreh Sunak, duke shtuar se duhet gjetur rruga për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Hidromorava

Si përket pyetjes së deputetes Kearns për t’iu bashkuar EUFOR-it, që është misioni ndërkombëtar përgjegjës për zbatimin e pjesës ushtarake të Marrëveshjes së Dejtonit, Sunak tha se mospjesëmarrja e Mbretërisë së Bashkuar në të “nuk pasqyron rëndësinë e operacionit për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe se po përpiqemi të vazhdojmë të eksplorojmë mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin me misionin”, shkruan Telegrafi.

Deputetja britanike: Serbia po kontrabandon armë në veri përmes autoambulancave, të njëjtat po dërgohen në kishat ortodokse
Lexo po ashtu
Deputetja britanike: Serbia po kontrabandon armë në veri përmes autoambulancave, të njëjtat po dërgohen në kishat ortodokse
Që nga fundi i majit, serbët lokalë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, po kundërshtojnë që kryetarët e rinj shqiptarë të punojnë nga ndërtesat komunale. Banorët lokalë serbë po ashtu po kërkojnë tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave.

Serbët lokalë janë përleshur me pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan më 29 maj. Nga përleshjet janë plagosur dhjetëra persona nga të dyja palët.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa për uljen e menjëhershme të tensioneve dhe në veri të mbahen zgjedhje të reja lokale. /Telegrafi/