FIDANISHTJA

Kryeministër me ‘Pronto-n’

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ramush Haradinaj brenda natës ka pësuar metamorfozë të çuditshme. “Vijat e kuqe” i ka shkelur dhe ka pranuar të bëjë koalicion me PDK-në, të cilën deri dje e akuzonte për të gjitha të këqijat që kanë ndodhur në këtë vend. Tashmë ai është kandidat i “Klanit Pronto”, siç e quanin bashkëpartiakët e tij për kryeministër, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Dy partitë opozitare AAK e “Nisma”, të cilat iu bashkuan PDK-së të martën mbrëma, rrezikojnë të humbasin më së shumti nga marrëveshja e koalicionit.

Liderët e të dyja partive, Ramush Haradinaj nga AAK-ja dhe Fatmir Limaj nga “Nisma”, kishin vendosur “vijat e kuqe” për partinë e Veselit, por në momentin e fundit i kanë shkelur dhe kanë pranuar të bëjnë koalicion me PDK-në, të cilën deri dje e akuzonin për të gjitha të këqijat që kanë ndodhur në këtë vend.

Analistët politikë po parashohin se kandidati i caktuar për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-“Nismë”, Ramush Haradinaj, nuk e ka të sigurt nëse do ta marrë postin e të parit të ekzekutivit, edhe po që se ky koalicion i fiton zgjedhjet.

ARKATANA

Sipas të cilëve po që se koalicioni nuk fiton shumicën absolute në Kuvend duhet të rihapë negociata të reja, veçmas për postin e kryeministrit, shkruan tutje “Zëri”.

Nga ana tjetër, përfaqësues të PDK-së dhe AAK-së konsiderojnë se të dyja palët kanë “sakrifikuar” për të mirën e vendit.

Nga ana tjetër edhe vetë lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se vendimin për t’u mos nominuar për kryeministër e ka marrë për interes të qytetarëve. Me këtë rast Veseli është zotuar se do të punojë për të ardhmen e Kosovës.

“Do të punojmë bashkërisht për ndërtimin e vendit. Koalicioni nuk është kundër askujt, por për Kosovën perëndimore”, ka potencuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.