United Hospital

Kryeinfektologu amerikan: Do të kemi më shumë vdekje, nëse nuk e kontrollojmë visurin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci, ka paralajmëruar se vendi do të përmballet edhe më tutje me vuajtje dhe vdekje nga sëmundja e re, nëse pandemia nuk kontrollohet.

“Nëse i shikoni vdekjet siç janë duke ndodhur tani – rreth një mijë në ditë – ne do të kemi edhe më tutje vuajtje dhe vdekje përderisa nuk i vendosim duart rreth tij dhe nuk e shtypim atë (virusin)”, tha kryeinfektologu amerikan.

“Siç kam thënë shumë, shumë herë, kjo është arsyeja pse ka gjëra që mund t’i bëjmë mu tani në mungesë të një vaksine që mund të na kthejë në rrugë”, shtoi ai, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

HW

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në mbi 2.9 milionë dhe më shumë se 148 mijë kanë vdekur nga virusi i ri, duke e bërë ShBA-në vendin më të prekur në botë.

Ndonëse ende nuk ka garanci nëse ndonjëra nga vaksinat që po zhvillohen do të jetë efektive, së paku një vaksinë në ShbA ka hyrë në faqën e tretë të testimit, në të cilën pritet të përfshihen rreth 30,000 persona.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.