UBT

Kryediplomatja e Shqipërisë: Ne do ta mbështesim Kosovën në dialogun me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryediplomatja shqiptare, Olta Xhaçka, sot qëndron në Prishtinë për t’i dhënë Kosovës përkrahje, ndër të tjera, për dialogun e saj me Serbinë.

Xhacka, që u prit sot nga ministrja për Punë të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, thotë se Shqipëria e mbështet Kosovën për një marrëveshje përfundimtare, ku Serbia e njeh atë dhe Kosova anëtarësohet në Kombet e Bashkurara.

“Ne vazhdojmë ta mbështesim Kosovën. Në këtë kontekst, është mbështetja ndaj dialogut dhe arritja e marrëveshjes së detyrueshme që sjell njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Është domosdoshmëri për mbarë rajonin tonë”, tha Xhaçka.

FIDANISHTJA

Ajo e ka përgëzuar Qeverinë për marrëveshjen e arritur për targat ilegale, që i lëshon Serbia për rajone të Kosovës.

“Dua ta përgëzoj Qeverinë e Kosovës për marrëveshjen e para disa ditëve, që ndihmon jo vetëm në qetësim të situatës, por edhe në nisjen e bisedimeve për arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve. Shqipëria e ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë Kosovës në çdo hap të këtij procesi, sepse ky është interes kombëtar. I mirëpresim synimet e Kosovës për anëtarësim në organizatat evropiane”, ka thënë Xhaçka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.