Eko Higjiena

Kryediplomati suedez: Nëse nënshkruan duhet edhe ta zbatosh, formojeni Asociacionin!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billström, tha se shteti i tij e përkrah marrëveshjen e arritur në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai u ka bërë thirrje të dyja vendet ta zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialog.

Madje ka qenë i prerë në kërkesa, për Serbinë tha se s’duhet ta pengojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Kurse për Kosovën tha se duhet që ta formojë Asociacionin, duke thënë se “nëse nënshkruani marrëveshjen duhet ta zbatoni”.

“Unë mendoj se të dyja palët që kanë nënshkruar marrëveshjen duhet t’i zbatojnë ato. Kam qenë i qartë se nëse nënshkruani marrëveshjen duhet ta zbatoni. Serbia nuk duhet ta pengoj Kosovën në anëtarësime. Është mirë edhe siç duhet të shohim Kosovës që të krijohet Asociacionin dhe natyrisht duhet t’i zbatojmë marrëveshjet”, tha ai.

Mobi Casa

Ai tha se Suedia mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me shtetin skandinav që për momentin kryeson presidencën e BE-së.

Billströmi, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, në konferencën e përbashkët për media me homologen Donika Gërvalla tha se presidenca suedeze po e mban në prioritet agjendën evropiane për Ballkanin.

“Suedia e ka mbështetur shumë procesin e reformave në Kosovë. Jemi donatori i pestë më i gjerë në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare. Presidenca suedeze në BE po e mban në prioritet agjendën evropiane për Ballkanin dhe sot kemi folur për situatën tonë në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

“Ne mbështesim procesin e integrimit të Kosovës dhe natyrisht proceset e reformave në lidhje me aplikimit e Kosovës për anëtarësim. Natyrisht se do ta mbështesim si procedurë të rregullt, njëjtë si për vendet e tjera”. /EO