ARKATANA

Kryediplomati rus: SHBA po planifikon anëtarësimin e Kosovës në NATO

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rishikojnë Marrëveshjen e Brukselit, në pjesën që ka të bëjë me Asociacionin e Komunave Serbe. Sipas tij, në këtë mënyrë, SHBA po përpiqet të anëtarësojnë Kosovën në NATO dhe ta mbajë bazën e saj ushtarake ‘Bondsteel’.

Kryediplomati rus, siç raportojnë mediat serbe, përkujtoi se ‘katër vjet më parë, u nënshkrua një marrëveshje për krijimin e Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, duke garantuar të drejtat e gjuhës, kulturore dhe fetare të serbëve.

ARKATANA

“Ky komunitet [serbët në Kosovë] nuk është territorialisht kompakt. Ekziston një veri, ku territoret janë afër njëra-tjetrës dhe ka enklava, të cilat janë gjithashtu pjesë e kësaj bashkësie. Ky komunitet ka flamurin e vet, himnin dhe stemën. Marrëveshja ka mbetur në letër për katër vjet. Tani janë duke u bërë përpjekje që të bëhet rishikimi i saj me të gjitha mjetet, me përfshirjen aktive të Shteteve të Bashkuara me synimin të krijimit të një situate, në të cilën Kosova mund të futet në NATO, së bashku me bazën më të madhe ushtarake në Evropë ‘Bondsteel’”, tha Lavrov , përcjell Telegrafi.

Lavrov kohë më parë ka deklaruar e SHBA dhe disa nga partnerët e saj evropianë synojnë ta fusin edhe Bosnjën e Hercegovinën në NATO. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.