ARKATANA

Kryediplomati gjerman, takoi Jahjagën dhe Mustafën

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në Prishtinë po qëndron në një vizitë zyrtare ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i cili, pasi takoi presidenten e vendit Atifete Jahjaga, po i vijon takimet me zyrtarë tjerë shtetërorë.

Jahjaga, duke vlerësuar marrëdhëniet me Republikën e Gjermanisë theksoi rëndësinë e mbështetjes së qeverisë gjermane për proceset demokratike në vend dhe posaçërisht për rrugën evropiane të Kosovës dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor. Ajo tha se Kosova dhe rajoni të vetmen alternativë e kanë integrimin në BE. Prandaj, qëndrueshmëria, bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore do të përcaktojnë dinamikën integruese.

Jahjaga theksoi se Kosova dhe Serbia, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, kanë arritur një numër marrëveshjesh të cilat kërkojnë zbatim të plotë dhe tha se rruga evropiane e Serbisë duhet të kushtëzohet me përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare.

Presidentja Jahjaga tha se institucionet e vendit po punojnë në rimëkëmbjen ekonomike dhe në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe të rendit dhe kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të parandaluar migrimin ilegal të qytetarëve të vendit veçanërisht drejt Gjermanisë. Ajo tha se institucionet e vendit po punojnë në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare me krijimin e Gjykatës Speciale dhe e njoftoi ministrin Steinmeier me të gjithë hapat e deritashëm në këtë proces.

Mobi Casa

Steinmeier vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe angazhimin e institucioneve në proceset integruese si dhe në fushën e rendit, që hap mundësi më shumë për zhvillim ekonomik. Ai tha se Gjermania po përcjell me vëmendje të gjitha zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe angazhimin e gjithë rajonit në përmbushjen e kritereve dhe të standardeve për integrime evropiane. Ministri Steinmeier e vlerësoi të rëndësishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre. Steinmeier gjithashtu theksoi rëndësinë e përmbushjes së obligimit ndërkombëtar të Kosovës me krijimin e Gjykatës Speciale, e cila tha se kërkon një konsensus të përgjithshëm në shoqëri.

Aktualisht, kreu i diplomacisë gjermane është duke e zhvilluar një takim me kryeministrin Isa Mustafa, takim pas së cilit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Më pas Steinmeier do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçin.

Ministri gjerman po e viziton Kosovën pas vizitës që i bëri Beogradit nga ku tha se askush në Evropë nuk i ka ndryshuar kushtet për Serbinë e as që ka vënë kushte të reja, sa i përket anëtarësimit të saj në BE. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.