Eko Higjiena

Kryediplomati austriak tregon çfarë po zihet në BE për liberalizimin e vizave për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka thënë se integrimi europian në rrethanat aktuale është ndoshta më i rëndësishmi që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Në këtë drejtim, ai ka thënë se BE duhet të jetë më e vëmendshme ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Ne duhet të punojmë së bashku dhe shpresoj se deri në qershor do të hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe do të miratojmë liberalizimin e vizave me Kosovën, si dhe që Bosnje e Hercegovinës t’i jepet sa më shpejt statusi i kandidatit”, ka thënë Schallenberg gjatë një debati me Kryeministren e Serbisë në Firencë të Italisë, të cilën e ka moderuar Miroslav Lajçak, emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi

Hidromorava

Në një postim në Twitter, ai ka thënë se BE-ja ka humbur shumë kohë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa për këtë të fundit tha se humbi durimin.

“Tani kemi një pikëpamje gjeostrategjike të gjërave. Kemi marrë vendime që kanë qenë të pamendueshme në BE deri më tani”, ka thënë Schallenberg në panelin ku u diskutua për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor në Firencë të Italisë./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.