GRANDEMALL

Kryebashkiakja që thyen tabutë

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Amra Babic, një grua 43 vjeç, nënë e vetme me tre djem, u zgjodh kryebashkiake e Visokos, Bosnjë dhe Hercegovinë muajin e shkuar, duke u bërë e vetmja kryebashkiake që mban shami në Evropë. Babic tha se nuk ka pasur kurrë një përvojë negative për shkak të shamisë të saj, që zgjodhi ta mbajë para 20 viteve, pasi që bashkëshorti i saj u vra në luftë.

Amra Babic, një grua 43 vjeç, nënë e vetme me tre djem, u zgjodh kryebashkiake e Visokos, Bosnjë dhe Hercegovinë muajin e shkuar, duke u bërë e vetmja kryebashkiake që mban shami në Evropë.

“Fitorja tregon se një grua nuk e lejon e nuk do t’a lejojë veten të jetë e diskriminuar për shkak të veshjes së saj, apo angazhimit ndaj lirisë së shprehjes që i përket një kombi, feje apo tradite. Shpresoj se Evropa do të kuptojë se janë vlera pozitive”, tha Babic.

Zgjedhja e saj vjen ndërsa disa qeveri në Evropë po debatojnë mbi ligje për të ndaluar shaminë myslimane. Turqia, një vend tjetër me mbizotërim islamik që kërkon anëtarësimin në BE, mban një politike të rreptë të mbajtjes së simboleve fetare jashtë jetës publike.

“Zgjedhja e një gruaje myslimane kryebashkiake që mban një shami koke në Evropë tregon rëndësinë e gjykimit të njerëzve mbështetur në sjelljen dhe përvojën e duhur, se sa në simbolet fetare që mbajnë”, tha Lydia Gall, një studiuese për organizatën ndërkombëtare Human Rights Watch.

“Kjo është një porosi e rëndësishme për vendet evropiane, ku është në fuqi ndalesa ose që janë duke u shqyrtuar ndalimin e shamisë së kokës, pasi ndalime të tilla ndërhyjnë në zgjedhjen individuale”, tha Gell.

Gratë përbëjnë 52 për qind të popullsisë së Bosnjës, por ende u përkasin grupeve të kufizuara në proceset publike e sociale.

Sipas ligjit boshnjak, së paku 30 për qind e kandidatëve në çdo zgjedhje duhet të jenë gra, por votuesit kanë qenë të ndrojtur t’u japin grave një mundësi. Vetëm pesë nga 135 kryebashkiakët e zgjedhur muajin e kaluar janë gra.

Srgjan Dizdarevic, ish-president i Komitetit të Helsinkit për Bosnjën, tha se zgjedhja e Babicit tregon se paragjykimet po ngushtohen. “Kjo është një shenjë se po shkojmë përpara dhe se paraqitja e dikujt nuk duhet të prekë vlerësimin e aftësive e të dijenive”, tha ai.

GRANDEMALL

Babic tha se nuk ka pasur kurrë një përvojë negative për shkak të shamisë të saj, që zgjodhi ta mbajë para 20 viteve, pasi që bashkëshorti i saj u vra në luftë.

Duke ditur se fitorja e saj në zgjedhje ka tërhequr interesim vendor e ndërkombëtar, Babic tha se do ta përdorë këtë vëmendje për të nxitur më shumë statusin e barazisë së grave në shoqërinë e sotme.

“Natyrisht gratë meritojnë trajtim të barabartë. Gratë përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë, pra të njëjtin numër të burimeve njerëzore. Duhet të mësojmë t’u japim një mundësi më të mirës, më të aftës, më të vlefshmes. Pavarësisht nga gjinia e tyre apo se ç’farë veshin”, tha Babic.

Ajo tha se veprimtaria e saj politike-ka qenë një anëtare e Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) që nga viti 2004-është një reagim për pakënaqësinë e saj lidhur me gjendjen e përgjithshme në shoqërinë e Bosnjës.

“Të gjithë njerëzit e pakënaqur kanë dy opsione: të rrinë e të kritikojnë ose të bëjnë diçka e të përpiqen ta bëjnë ndryshe e më mirë”, tha Babic.

Si kryebashkiake, ajo shpreson të nxitë më shumë respekt të ndërsjellë në komunitetin vendor, veprime të sinkronizuara e të punojë për të mirën e përbashkët.

“Pres të menduar e vendim-marrje strategjike, shumë më tepër punë e përkushtim të këtyre pasojave e ndërveprimit pozitiv. Pres një Visoko më të mirë. Dëshiroj të ndreq infrastrukturën e të siguroj rritje ekonomike e zhvillim, krijim punësh, stabilizim të buxhetit e transparencë të shpenzimeve të fondeve publike, transformim të pushtetit vendor në shërbim publik, më shumë përqendrim në çështjet e të rinjve”, tha Babic.

Banorët e Visokos besojnë në zgjedhjen e tyre.

“Ajo është grua e re, e zgjuar dhe e aftë. Kush do t’ia dijë se çfarë mban në kokën e saj? Nuk e vëmë re atë”, tha Hajro Rexhepagic, një ekonomist i papunë nga Visoko.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.