UBT

Kryebashkiakja Kast: “Kënga e vallja shqipe na bashkon të gjithëve”

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Ajo, këtë festival tashmë tradicinal e konsidideron si vendin më të përshtatshëm të krijimit të miqësive të reja,ndërmjet komuniteteve dhe kulturave të ndryshme të botës.

E Martë, 20 Mars 2018 – 16:07 Arif Ejupi
Në komunën Onex të kantonit të Gjenevës, është mbajtur ediconi i katërt i Festivalit pranveror ”Onex 2018”.

Në këtë manifestim kulturor të organizuar nga seksioni për kulturë, rini dhe sport i Partisë Socialiste të Gjenevës-dega në Onex, kanë marrë pjesë rreth njëmbëdhjetë shoqata joqeveritare dhe grupe të ndryshme kulturore.

Në këtë shumëllojshmëri kulturash të komuniteteve të ndryshme të botës si zakonisht ka rënë në sy prezantimi i shkëlqyer i këngës dhe valles shqipe, nga solistë dhe vallëtarë të Ansamblit “Gëzuar”të Gjenevës.

Ata, të udhëhequr prej vitesh nga koreografi ynë i mirënjohur Xhemali Berisha, edhe kësaj radhe me interpretimin e bukur të këngëve dhe valleve tona burimore kanë pushtuar zemrat e mërgimtarëve shqiptar dhe të atyre të huaj.

Ky prezantim i vlerave tona kulturore i ka bërë përshtypje për të mirë dhe zonjës Carole-Anne Kast, kryetare e komunës Onex të Gjenevës, njëherësh dhe udhëheqëse e Partisë Socialiste në këtë Republikë dhe kanton të rëndësishëm të Zvicrës.

Ajo, këtë festival tashmë tradicinal e konsidideron si vendin më të përshtatshëm të krijimit të miqësive të reja, ndërmjet komuniteteve dhe kulturave të ndryshme të botës.

Zonja Kast, doktore e jursiprudencës dhe aktiviste e dalluar në kantonin e Gjenevës, njihet dhe si mike e vërtetë e komunitetit shqiptar.

Ajo, nga kontakti i përhershëm me komunitetin tonë, ka marrë njohuri reale mbi historinë, gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Për dallim nga disa politikologë të tjerë zonja Carole-Anne Kast, e di fare mirë që shqiptarët në ish-Jugosllavi dhe Greqi kanë të njëjtin gjak dhe të njëjtën gjuhë, por gjatë historisë së tyre të bujshme janë shkëputur dhunshëm nga trungu i tyre i përbashkët.

E, edukuar në frymë respekti dhe tolerance Carole-Anne Kast, s’ka paragjykime për asnjë komb apo etnitet.

Madje ajo vazhdimisht denon sjelljet e grupeve raciste dhe ksenofobe.

Në çdo takim thërret për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, pavarësisht venddshtrirjes së tyre.

Sipas zonjës Kast vetëm me njohje të kulturës dhe të traditave të njëri-tjetrit krijohen të mirat materiale dhe shkohet kah progresi i përgjithshëm.

Respekti dhe bashkëpunimi i ndërsjellë mundëson jetë të dinjitetshme për të gjithë qytetarët e kantonit të Gjenevës, dhe më gjerë.

Kast,në një bashkëbisedim me pjesëmarrësit e këtij manifestimi thotë diversiteti kulturor si ky i sotmi e veçon Gjenevën, nga vendet tjera.

Uji Dea

Pikërisht ky gërshetim kulturash ka bërë që vendi ynë përherë të mbetet si destinacioni më i preferuar, nga vizitorët e pesë kontinenteve të botës.

Pas përfundimit të programit artistik z.Ismet Kurteshi, ish-kryetar i Ansamblit të këngëve dhe valleve “Gëzuar”të Gjenevës, ftoi të gjithë të pranishmit në sofrën shqiptare të begatuar me ushqime të përgatitura nga kuzhina jonë.

Me këtë rast zonja Kast, si çdoherë modeste dhe mirënjohëse, falenderoi të gjitha asosiacionet dhe shoqëritë kulturore pjesëmarrëse në këtë festival të këngëve dhe valleve.

Ajo veçoi sidomos gatishmërinë e nënave dhe vajzave shqiptare të cilat në manifestimet e këtij lloji dallohen me gatimet e tyre plot shije.

Zonja Kast, si adhuruese e flaktë e kulturës shqiptare ditë më parë nga Kryesia e Ansamblit të këngëve dhe valleve”Gëzuar”të Gjenevës, është shpallur anëtare nderi e kësaj shoqërie kulturore.

Ajo, këtë vendim jovetëm që e ka mirëpritur por, edhe e ka vlerësuar si një nder të veçantë.

Në anën tjetër z.Ismet Kurteshi aktivist shumëvjeçar dhe bashkëpartiak me zonjën Carole-Anne Kast, apelon tek të gjithë bashkombësit e tij të moshës madhore që më 15 prill të muajit të ardhshëm të votojnë në favor të zonjës Kast, e cila krahas funksioneve të shumta, që ka edhe në këto zgjedhje aspiron një ulëse në Kuvendin e kantonit të Gjenevës, të njohur ndryshe edhe si“Grand Conseil”

Këtë thirrje të tij z.Kurteshi e bazon në faktin që zonja Kast, dy dekada e më shumë në cilësinë e aktivistes politike ka mbështetur interesat e komunitetit tonë, e jo sikur disa aktivististë të partive të tjera që vetëm në kohë fushate mendojnë për ne.

Ngjashëm me z.Kurteshi,mendon dhe kryetari i posrsazgjedhur i Ansamblit“Gëzuar”të Gjenevës, z.Fadil Avdiu, i cili thotë se votën tonë plotësisht e meriton dhe arsyeton zonja Carole-Anne Kast.

Ajo, çdoherë me praninë e saj nderon festat tona kombëtare, veçanërisht 28 Nëntorin-ditën e Flamurit tonë kombëtar dhe ditën e vënies së themeleve të shtetit shqiptar.

Gjithashtu komuna të cilën drejton Kast në periudha të ndryshme kohore ka ndihmuar edhe me mjete materiale disa aktivitete të komunitetit tonë, thotë Avdiu.

Ai,përmend edhe ofrimin e palestrave sportive dhe të shtëpive të kulturës në shërbim të komunitetit tonë, nga ana e komunës Onex të Gjenevës.

Andaj, më 15 prill të muajit të ardhshëm këtë mbështetje të dhënë parezervë nga zonja Carole-Anne Kast, komuniteti shqiptar i Gjenevës, me të drejtë vote mund t’ia shpërblej asaj duke ia besuar votën.

Në këtë rast përveç zonjës Kast, dhe Partisë Socialiste të Gjenevës, fitues jemi edhe ne si komunitet, sepse këtë përkrahje nga ajo do ta gëzojmë me siguri edhe në të ardhmën.

Kryebashkiakja Kast: “Kënga e vallja shqipe na bashkon të gjithëve”