Kryeagjenti paditet për uzurpim prone

/ 1 minutë lexim

Një padi e ngritur para shtatë vjetësh po ‘myket’ në sirtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Njëmbëdhjetë shqiptarë nga Presheva, shtetas të Serbisë, kanë paditur gjashtë kosovarë për uzurpim prone. Në mesin e personave që u është bërë padi figuron edhe emri i kryeagjentit të Kosovës, Bashkim Smakaj.

Paditësit nga Presheva pretendojnë se Smakaj ka uzurpuar hiq më pak se 150 metra katrorë të një prone në Prishtinë. N

UBT

ë dokumentin e siguruar nga gazeta Tribuna, të protokolluar më 2 maj të vitit 2006 në Gjykatën Komunale në Prishtinë, emri i Smakajt është i radhitur i dyti në listën e personave që u është bërë padi në gjyq, si uzurpatorë.

Paditësit Rami Hyseni, Suad Hyseni, Sefedin Sadiku, Mehmet Hyseni, Selami Hyseni, Fikret Sadiku, Samir Limani, Shenur Hyseni dhe Mirvete Rexhepi, nga fshati Bushtran i komunës së Preshevës si dhe Sabedin e Mehmet Mehmeti nga fshati Bilaç i Preshevës, kanë paditur Maliq Pacollin, Bashkim Smakën, Fadil Gashin, Abaz Ajetin, Sedat Gashin dhe Hajriz Pacollin, shtetas të Kosovës…(Tribuna).