Eko Higjiena

Krusheva shqiptare

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Teksti : Prof. Dr. Reshat Nexhipi – Manastir. Muzika : Demir Krasniqi – Gjilan

Moj Krushevë e bukur edhe e bekuar ,
Gjyshërit tanë të lumtur , të kanë themeluar !
Si ishe dikur dhe n’ çfarë derexhe je –
Sot asnjë shqiptar , për ilaç , nuk e ke !
Një pjesë shumë e madhe u asimiluan ,
Të tjerët , masovikisht , n’ dhe t’ huaj emigruan !
Në vende të ndryshme , për t’ jetuar mbetën ,
Dhe kockat e tyre , atje iu tretën !

Fabrika për armë , në Maqedoni e parë –
Ajo na ka dalë , nga dy vëllezër shqiptarë !
Ashtu edhe topat prej qershie unike –
Llogariten me peshë të madhe historike !
Pa këto arritje dhe betejën legjendare ,
Vepër kjo , po ashtu , e pastër shqiptare –
Republika e Krushevës , shpejt do të harrohej ,
Kryengritja e Ilindenit , kurrë nuk do t’ kujtohej !

Pitu Guri , legjendar , sa shpejt po harrohet –
Nga asnjë person zyrtarë , kurrë nuk po kujtohet !
Pitu Guri , kishte origjinë shqiptare ,
Dhe kjo, nga faktorët nuk përmendet fare ?!
Tëra këto fakte , më sipër që i theksova ,
Edhe shumë të tjera , që nuk evidentova –
Historianët maqedonë , gjithnjë i mohojnë ,
Dhe liderët tanë shqiptarë , nuk i kundërshtojnë ?!

FIDANISHTJA

Se kanë shumë ambicie dhe probleme tjera –
Merren me biznese edhe me tendera !…
Historia dhe e kaluara – kështu thonë ata –
Nuk të sjell as leverdi , dhe jo as para !…
Kush harron vuajtje t’ kaluara – i mbyllë veshtë e sytë –
Do ta mallkojë Perëndia – ka me i përsëritë !
Do ta mallkojë buka , nga toka e këtij dheu –
Me symbyllur e harresa nuk mbahet Atdheu !

Gjilan, më 20. 10. 2017.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.