Eko Higjiena

Krujë, 18-vjeçari vret babain me çekiç

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Një 18-vjeçar ka vrarë me mjete të forta babain e tij, në tentativë për ta ndaluar atë, ndërsa ushtronte dhunë ndaj nënës dhe motrave të tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Grumbullimi”, në fshatin Tapizë në Krujë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se autori i ngjarjes është 18-vjeçari Ardit Krashi, ndërsa viktima është shtetasi Dali Krashi 64 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, mësohet se atë e bir janë grindur, pasi 64-vjeçari kishte mbërritur në shtëpi në gjendje të dehur duke dhunuar të gjithë pjesëtarët e familjes.

Policia arrestoi menjëherë autorin e krimit, 18-vjeçarin Ardit Krashi, i cili tregoi të gjithë ngjarjen në komisariatin e policisë. I riu tha se nuk kishte patur si qëllim të vriste të atin, por kishte tentuar ta ndalonte, pasi ai po dhunonte nënën dhe motrat. 18-vjeçari deklaroi se i ati ishte i papunë dhe vinte gjithnjë i dehur në shtëpi, duke ushtruar dhunë sistematike ndaj të gjithë familjes.

“Babai erdhi i dehur në shtëpi, duke na rrahur. Nuk kisha qëllim ta vrisja, por të parandaloja. Babai filloi të rrihte mamanë dhe motrat. Ndërhyra për ta ndaluar dhe e godita në kokë. E nxora jashtë dhe më pas e lidha këmbë e duar. Se dija se kishte vdekur, doja të mos na rrihte sërish.”- rrëfeu i riu në polici, shkruan BallkanWeb.
Policia e Krujës bëri të ditur se pak përpara se të ndodhte ngjarja kishte marrë një telefonatë që sinjalizonte dhunë në një familje në Tapizë. Por kur efektivët e policisë kanë mbërritur në banesën e familjes Krashi e kanë gjetur 64-vjeçarin të vdekur dhe të lidhur këmbë e duar.

Familja Krashi me origjinë nga Dibra, jetonte prej më shumë se 10 vitesh në Tapizë të Krujës dhe ndihmesë e vetme për to, ishin të ardhurat nga djali i madh që jeton si emigrant në Londër.

Fundamenti

NGJARJA

Rreth orës 17:30 të ditës së djeshme 64-vjeçari Krashi është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur. Sa ka hyrë në banesë, i moshuari ka rrahur pa shkak bashkëshorten e më pas tri vajzat e tij, dy të martuara, por që kishin ardhur me pushime tek prindërit dhe tjetrën të pamartuar. Ndërsa më pas kishte nisur të qëllonte edhe djalin vetëm, Arditin. Pasi djali i është shmangur, sipas policisë, 64-vjeçari ka marrë një thikë, duke ia vendosur në qafë njërit prej djemve të vajzave, duke kërcënuar se do e priste në qafë. Kjo ka bërë që e gjithë familja të niste ulërimat, ndërsa djali i tij ka gjetur në verandën e banesës një çekiç dhe ka qëlluar të atin në qafë. I frikësuar se babai do të hakmerrej, 18-vjeçari i ka lidhur këmbët e duart me litar, ndërsa ai ishte pa ndjenja dhe e ka lënë në fund të oborrit. Më tej, familjarët kanë njoftuar policinë për t’i treguar ngjarjen.

POLICIA

Blutë e Komisariatit të Krujës kanë shkuar menjëherë në banesën e familjes Krashi në fshatin Tapizë dhe janë përpjekur të ndihmojnë 64-vjeçarin e lidhur me litar, por kanë konstatuar se ai kishte ndërruar jetë. Familjarët kanë rrëfyer gjithë ngjarjen me detaje, ndërsa djali i viktimës Ardit Krashi ka pranuar autorësinë dhe ka zgjatur duart para policëve, të cilët i kanë vënë prangat. Familjarët e viktimës, por edhe fqinj e banorë të zonës, kanë treguar se ky nuk ishte rasti i parë që Dalip Krashi vinte në banesë i dehur dhe dhunonte fëmijët dhe bashkëshorten pa shkak. Pavarësisht pohimeve të familjarëve, do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të verifikojë nëse 64-vjeçar kishte konsumuar alkool. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.