Uji Dea

KRU ”Hidromorava” pjesë e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Me vendim të Muhamed Suliqit kryeshef në KRU “Hidromorava” punëtorët e kësaj kompanie kanë përkrahur aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” duke pastruar, rregulluar dhe gjelbëruar hapësirat tek Penda e Përlepnicës, Lumin Stanishorka”, Te Baja, FPU Velekinca, rezervuari në kodrën e dëshmorëve dhe hapësira para objektit “Hidromorava” në Gjilan.

Edhe punëtorët e “Hidromoravës” bazuar në vendimin e Muhamed Suliqit si kryeshef kanë marrë pjesë në aksionin masovik “Ta pastrojmë Kosovën”.

RCCOLA

Kompania “Hidromorava” ka bërë planin e veprimit për pastrimin, rregullimin dhe gjelbërimin e disa pjesëve të rëndësishme siç janë penda në Përlepnicë, Lumi Stanishorka. Te Baja, FPU Velekincë, rezervuari në kodrën e dëshmorëve dhe hapësira para objektit të KRU “Hidromorava”.

Muhamed Suliqi tha se këto aksione do të mbështetën gjithmonë sepse është interes i të gjithëve që të kemi një ambient të pastër dhe me hapësira të shumta gjelbërimi./rajonipress/