UBT

Krojet publike të qytetit të Gjilanit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Toka e qytetit të Gjilanit dhe e rrethinës gjithnjë ishte e pasur me ujëra të pijshëm dhe termal, kjo edhe ka mundësuar që të ketë një numër të madh krojesh, por edhe banja, ose objekte me dedikim shoqëror, siç është Banja e Kllokotit dhe e Uglarit, me vlera të mëdha rekreative e shëruese.

Krojet publike burimore dhe një numër shatërvanësh në Gjilan kanë ekzistuar mjaft herët, kurse numri më i madh i tyre ka qenë në përdorim për një kohë edhe deri pas luftës së Dytë Botërore.

Eco Higjiena

Kurse sipas vendndodhjes dhe funksionimit të këtyre krojeve tashmë janë të njohur: Kroi i Balecit, Kroi i Derëmëhallës, Kroi tjetër, Kroi i komunës, Kroi i Hotelit, Kroi i Gjinollëve, Kroi te Hani i Hajrës, Kroi te ambulanca, Kroi i xhamisë, Kroi i zanatlinjve, Kroi i Sarajit, Kroi i Okllapëve, Kroi – shatërvani, Kroi i Mëhallës së Karadakut, Kroi i romëve, Kroi i Teqesë, Kroi i Agushagëve, Kroi në oborrin e Gjimnazit, Kroi i Muhaxhirëve, Kroi i parkut, Krojet e Varoshit etj.

Pjesa më e madhe e krojeve të qytetit, ujin e kishin të siguruar nga livadhet të Koretishtës, kurse disa nga arat e Porodinit, disa nga banja dhe nga disa burime tjera thuhet në librin e historianit Aliriza Selmani:” Gjilani qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX”./rajonipress/