HW

Krojet e Gollakut

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Demir Krasniqi

Në Gollak , o, në ato troje ,
Stinë pas stine , o, mot pas moti –
Ka burime , o, nëpër kroje ,
Me ujë t’ pastër , o, t’ kthjelltë si loti !

Ujë i freskët , o, me lezet –e,
Gjithë ka rrjedhë , o, në këto burime !
Kush e piftë , o, iu bëftë shëndet – e,
Iu zgjatë jeta , o, me gëzime !

Kush donë ujë , o, me pi , me u kënaqë ,
Me i pastrua venat e gjakut –
Shkon te Gurra , o, në Jallaqë ,
Shijon ujin , o, e Gollakut !

Në Tugjec , o, kush ngjitet brisë ,
Për të pirë , o, ujë të Gollakut –
Shkon te Kroi , o , i Kadrisë ,
I mbushë kënatat , o, e konakut !

Kush donë Zotit , t’ i falet nderit ,
Për shumë t’ mira , o, veç e veç –
Shkon pinë ujë , o, n’ Krua t’ Asqerit ,
N’ mëhallë t’ Kurtit , o, në Tugjec !

Kush donë ujë , o, me vlera ari ,
Që s’ peshohen , o, me dërhem –
N’ Tugjec pinë , o, ujë Te Bunari ,
Aty është , o, katundi i jem !

Kush donë t’ sheh , o, burra t’ Gollakut ,
Njerëz bujarë ,o, me zemër trimi –
Shkon pinë ujë , o, n’ Gurrë të Novakut ,
Për t’u rritë , o, me ujë burimi !

Fundamenti

Kush donë t’ sheh , o, yje t’ mëngjesit ,
Ato yje që shkrepin dritë –
Shkon pinë ujë , o, n’ Krua t’ Zajçecit ,
N’ lumturi , o, ka me u rritë !

Kush donë jetë , o, n’ maje kodrinave ,
Në Gollak , o, ta ngritë ndo i vilë –
Shkon pinë ujë , o, n’ Krua t’ Dafinave ,
Atje n’ fshatin , o, Hajkobillë !
Kush ua donë t’ mirën vendalive
Dhe familjen ta ketë shëndosh –
Shkon te Kroi i Vllasalive ,
I mbushë kënatat , o, s’i lenë bosh !

Kush nuk donë t’ i nënshtrohet frikës ,
Të jetojë , o, nën robëri –
Shkon pinë ujë , o, te Kroi i Kikës ,
Zemra i mbushet plot trimëri !

Kush ia dinë , o, shijen bakllavës
Dhe ushqimeve veç e veç –
Shkon pinë ujë n’ Çubure t’ Pogllavlës ,
Kurrë në jetë nuk do t’ veprojë keq !

Kush nuk do , o, t’ ketë frikë prej dacit ,
T’ frymojë lirshëm , t’i bie mezhnicës –
Shkon pinë ujë , o, n’ Gurrë të Capacit ,
N’ ato kodra , në fshat të Gëmicës !

Sa herë n’ jetë , o, kujtoj Gollakun –
Kujtoj luftërat e vatrat trime !…
Kurrë nuk dua , që t’ia ha hakun –
Kjo malësi , o, ka shumë burime !

Gjilan, më 07.04.2018.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.