Kroatët në Kosovë keqpërdorin fondin 7 milionësh të BE`së

Fondi prej 7 milion eurosh i Komisionit Evropian po keqpërdoret nga kompania kroate “Zagorje Tehnobeton” (ZTB).
Kjo e fundit në vitin 2010 kishte fituar tenderin për ndërtimin e shkollave dhe hallave sportive në komunat e ndryshme të Kosovës, pas zotimeve të ofruara për realizimin e punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe cilësisë sipas standardeve evropiane, shkruan Zëri.
Tre vjet pas përfundimit të njërit nga projektet më të mëdha evropiane në vend, as zotimi i parë e as ai i dyti nuk janë përmbushur nga kontraktori kroat, duke e nxjerrë kështu në pah keqmenaxhimin e fondeve të taksapaguesve evropian.
Nxënësit në rajonit nëpër të cilat janë paraparë ndërtimet, po vazhdojnë të mësojnë nëpër “shkolla gërmadha” të cilat nuk i plotësojnë as kushtet minimale për zhvillim të procesit arsimor, derisa shkollat e reja po vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura shiriti i të cilave është dashur të prehet para një viti