ARKATANA

Kroacia vuan hakmarrjen e shqiptarit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Arijan Ademi ka bërë një lëvizje që pak njerëz e kanë besuar kur ishte paralajmëruar. Ademi ka lënë përfaqësuesen e Kroacisë, kur kishte gjasa të mira që të luante për këtë përfaqësuese edhe për shumë vite dhe tani luan për Maqedoninë.

Arijan Ademi, 24-vjeçar, është emër i njohur në futbollin e Kroacisë. Ka prejardhje nga rrethina e Tetovës, por ka lindur në Shibenik të Kroacisë. Është bartës i lojës në mesfushë te skuadra më e madhe kroate, Dinamo Zagreb. Shpesh është edhe kapiten i Dinamos, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Te Dinamo jam më se i lumtur”, ka thënë Ademi në një bisedë për gazetën. Nuk kalon afat kalimtar që për mesfushorin defensiv të mos shfaqin interesim skuadra nga ligat e forta evropiane. Dinamo është i njohur si klub që blen lojtarë të lirë dhe i shet më pas ata për miliona. Kështu ka bërë me shumë lojtarë nga Kroacia dhe jashtë saj, por Ademin po e mban ende.

“Ka edhe këtë verë klube që pyesin, interesohen. Por nuk ka diçka konkrete. Unë jam te Dinamo, po stërvitem për Dinamon dhe po përgatitem që të paraqitem në sfidat e reja të skuadrës. Për sa kohë të jam këtu do të mendoj vetëm për Dinamon”, ka theksuar Ademi.

Mobi Casa

Ai karrierën e ka nisur te Shibeniku. Debutoi në nivelin senior si 16-vjeçar pikërisht në një ndeshje kundër Dinamos. Ai sa ishte te Shibeniku hyri në histori të futbollit kroat si kapiteni më i ri i ndonjë skuadre të elitës së këtij vendi. Kapiten i skuadrës seniore ishte me vetëm 18 vjet. Në verë të vitit 2010 kaloi te Dinamo, skuadër në të cilën është ende. Me Dinamon fiton rregullisht titullin e Kroacisë, shpesh edhe Kupën, ndërsa paraqitet edhe në gara evropiane.

“Luajmë në Evropë rregullisht, ndërsa dy herë në vitet e fundit ishim edhe në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Në edicionin që vjen pres që rezultatet e skuadrës në Evropë të jenë më të mira. Skuadra për nga cilësia është e njëjtë me atë të edicioneve të kaluara, por jemi kohë më të gjatë së bashku dhe kjo është një përparësi e madhe. Po ashtu organizimi brenda në klub dhe në skuadër është shumë i mirë. Këto janë parakushte të rëndësishme për një edicion të suksesshëm”, ka thënë Arijan Ademi.

http://koha.net/?id=6&l=65120

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.