FITORJA

Kroacia mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur në takim njoftues ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic. Në takim u tha se Kosova dhe Kroacia janë dy shtete mike, ndërsa u kërkua avancimi i raporteve.

Fillimisht, ministri Hyseni i uroi për pozitën re dhe vuri në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Kroacisë janë dy shtete mike që kanë një bashkëpunim në të gjitha sferat e funksionimit institucional, respektivisht bashkëpunimit në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit”, theksoi ministri Hyseni.

ARKATANA

Me këtë rast, ministri Hyseni kërkoi që të ketë edhe më tej avancim të raporteve mes dy shteteve sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit, në mënyrë që të parandalohen këto të këqija që prekin qytetarët e të dyja vendeve.

Ndërsa, ambasadorja Kapitanovic vlerësoi raportet mes dy shteteve dhe më këtë rast, ka rikonfirmuar përkrahjen e shtetit të saj ndaj Kosovës në rrugën e saj drejtë BE-së, posaçërisht procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.