Hidromorava

Kroacia, kundër korrigjimit të kufirit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadorja e Kroacisë në Prishtinë, Marija Kapitanoviq, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se shteti i saj nuk e përkrah idenë e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që, siç thotë ajo, kjo nuk do ta bënte rajonin më të qëndrueshëm, por përkundrazi mund të shkaktonte çështje shtesë në vend të zgjidhjeve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kroacia nuk e mbështet idenë për korrigjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që nuk beson se një korrigjim i tillë do ta bënte rajonin më të qëndrueshëm. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ambasadorja kroate në Kosovë Marija Kapitanoviq, duke shtuar se përkundrazi një iniciativë e tillë mund të shkaktojë çështje shtesë në vend të zgjidhjeve. “Sa i përket korrigjimit të kufijve nga pikëpamja e dikujt që vjen nga një vend i cili përjetoi një të kaluar të vështirë, ne nuk mendojmë që kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme”, ka potencuar ambasadorja Kapitanoviq, shkruan Gazeta “Zëri”.

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” ambasadorja e shtetit më të ri të Bashkimit Evropian (BE) ka folur edhe për lëvizjen e lirë të kosovarëve në zonën Schengen.

FITORJA

Diplomatja kroate në Kosovë thotë se procesi ka kaluar te konsultimet mes shteteve anëtare, duke mos qenë në gjendje të thotë nëse kosovarët në një të ardhme të afërt do të lëvizin pa viza në BE.

Ajo ka shprehur shqetësimin se shumë investitorë kroatë janë të dekurajuar nga mungesa e transparencës në tenderët publikë në procedurat e prokurimit. “Ndonjëherë edhe pse kompanitë i përmbushin kriteret ndodh që ato përjashtohen nga gara pa shpjegime të qarta”, ka bërë të ditur ambasadorja kroate.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.