Eko Higjiena

Kroaci, policia arreston shqiptarin për trafik droge

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë kroate, pasi u kap me një sasi droge.

Mediat vendase njoftojnë se arrestimi i trafikantit është bërë në flagrancë, pas seksuestrimit të një sasie droge. Sasia e drogës arrinte në 3 kg, nga e cila 1.6 kilogram ishte heroinë dhe më shumë se 2 kilogram ishin kokainë, me një vlerë prej 260.000 eurosh.

ARKATANA

Kontrabandisti u arrestua në vendkalimin kufitar në Karasovici. Policia dhe doganierët gjatë kontrollit kishin hetuar një paketë të fshehur në veturën e tij. Poshtë panelit të veturës u gjetën të fshehura gjashtë paketa, katër me një total prej 1.6 kilogramë heroinë dhe më shumë se dy kilogramë kokainë.

27-vjeçari shqiptar është dërguar në paraburgim, nën dyshimin për veprën penale “Prodhim i paautorizuar dhe trafikim i drogës”.