Uji Dea

Krizë politike e kushtetuese

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ende pa u shpallur dhe certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit, Kosova tashmë konsiderohet të jetë futur në një krizë tejet të thellë politike.

Kjo krizë, sipas opinionistëve, mund të jetë edhe më e thellë, ngaqë po i merr përmasat e krizës kushtetuese rreth formimit të institucioneve të reja.

Kjo situatë mendohet se mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje të parakohshme, por të cilat konsiderohet se do të ishin një sfidë e re, ngaqë po krijohet një klimë tjetër politike.

UBT

Në njërën anë kemi Partinë Demokratike të Kosovës si subjekt të izoluar nga pjesa tjetër e spektrit politik dhe në anën tjetër një bllok të partive që i bashkon interesi për rrëzimin e PDK-së dhe liderit të saj nga qeverisja.

Analisti i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti vlerëson se kriza në të cilën po futet Kosova është tejet e rëndë sepse ka karakterin jo vetëm të një krize politike, por edhe kushtetuese.

Pretendimi i tri partive jo fituese të zgjedhjeve që të formojnë qeverinë, duke e lënë në opozitë partinë fituese, sipas Rashitit, paraqet një rast të ri i cili do të kërkojë edhe një interpretim kushtetues. /Tribuna/