GRANDEMALL

Krizë në sektorin privat: Në vitin 2022 kanë lëshuar punën 53 mijë vetë, në vitin 2021, 41 mijë e 700

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pagat e ulëta dhe pasiguria në vendin e punës janë disa nga arsyet që po detyrojnë punëtorët ta lëshojnë vendin e punës.

Vetëm gjatë vitit që lamë pas 53 mijë punëtorë u larguan nga puna.

Kështu thotë për Front Online, kreu i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Azemi tha se gjendja më e rënd është tek punëtorët e sektorit privat të punësuar në institucione shtetërore.

“Gjatë këtij viti ende nuk kemi ndonjë informacion të saktë, ndërsa në vitin 2022 kanë lëshuar punën 53 mijë persona kurse në vitin 2021, 41 mijë e 700 persona u larguan nga puna. Punëtorët e sektorit privat që kryejnë shërbime për institucione shtetërore gjendja e tyre është shumë më e rënd pasi që buxheti i tyre varet nga buxheti i Qeverisë. Kompanitë që nuk kanë asgjë të përbashkët me Qeverisë kushtet janë pak më të mira, por pagat e ulëta, pasiguria në punë janë arsyet kryesore që largohen nga puna”, u shpreh Azemi.

Kreu i Sindikatës së Sektorit Privat ka hedhur akuza ndaj Qeverisë Kurti.

Mobi Casa

Azemi tha se gjatë udhëheqjes dy-vjeçare të LVV-së, nuk ka rezultat të mirë.

Ai thotë se punëtorët e sektorit privat janë të diskriminuar nga Qeveria.

“As punën dhe lëvizjen më të vogël Qeveria Kurti nuk ka bërë gjatë dy viteve. Jo që nuk iu ka dalë në ndihmë punëtorëve por i ka sanksionuar punëtorët e sektorit privat. Doli me disa ndihma shume të vogla për punëtorët ndërsa për ata të sektorit publik ju bëri rrogat 3 herë më të mëdha se na përkundër asaj që ata kryejnë punë më pak se ne. Ne jemi të diskriminuar nga Qeveria Kurti”, deklaroi Azemi.

Ndryshe, Sindikata e punonjësve të sektorit privat, vazhdimisht ka kërkuar rrite të pagave për këtë sektor, me vendim për rritje të pagës minimale nga Qeveria, pasi sipas tyre këta punonjës janë të rrezikuar për mbijetesë.

Kërkesa e tyre është rritja e pagës minimale në 250 euro me ligj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.