RCCOLA

Krizat Sociale Prekun Kosovën

/ 3 minuta lexim

Liberalizimi i vizave, pa punësia, emigrimi dhe Brexit… Edhe më tej qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbeten më të izoluarit, për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave i cili po krijon mundësi të ligjshme e të paligjshme për qytetarët të braktisin vendin veçanërisht rinia. Kosova sipas zyrtarëve vendor dhe atyre të BE-së i ka përmbushur kriteret dhe janë dhënë edhe rekomandime pozitive nga institucionet e Bashkimit Evropian, megjithatë nuk po ndodh liberalizimi. Sipas Jeton Halimit nga Institutit për Studime Evropiane e Globale, Kosova i ka përmbush të gjitha kriteret e vëna nga BE e cila aktualisht është duke u marrë me vetveten.

Pas zgjedhjeve në BE besohet se do të ketë ide të reja nga Bashkimi Evropian lidhur me Kosovën, tha Halimi për të shtuar se BE ka mendime pozitive lidhur me heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Ndërsa Kosova i ka kryer të gjitha lëndët e shënjestruara në gjykata.

Deklaratat e shpeshta të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, janë të ashpra kundrejt Frederika Mogerinit dhe Bashkimit Evropian në çfarë pozicioni është tash Kosova. Po ashtu mos heqja e taksës apo pezullimit për një kohë të caktuar dëmton raportet Kosove-BE dhe SHBA. Sipas Halimit taksa e ka arrit efektin, i ka tregu Beogradit se Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran.

Uji Dea

Ndërsa për Brexit Jeton Halimi thotë se i ka vënë mjegull situatës së përgjithshme në Evropë duke humb energji rreth asaj apo mbetet apo largohet Mbretëria e Bashkuar nga Evropa e cila është synim jo vetëm për vende Evropiane por edhe qytetar nga gjithë globi. Me një fjalë konsideroj se Bexsit është ç’vendosje e vëmendjes nga probleme të shumta në kontinentin e vjetër.

Ndërsa për papunësia Halimi thotë se nuk ka pësuar ulje, njëherësh ajo përcillet me varfëri të skajshme ndërsa për këtë qytetarët po emigrojnë në shtetet e BE-ë me synim të kërkim mundësisë për ekzistencë përkatësisht siguruar kushtet ekzistenciale. Faktet flasin se qytetarët nga vendi po emigrojnë jo nga dëshira e kushte më të mira pune e jete, por nga pamundësia e punësimit. Kjo argumentohet edhe me mbështetjen financiare të veteranëve të UÇK-ë të cilët me 170 euro nuk mund të përballojnë situatën ekonomike aktuale në vend. Në anën tjetër punësimet e mundshme realizohen për njerëz të afërt të subjekteve politike në pushtet, familjar apo militant partiak. Halimi shton se shpresë dhënëse për mundësi punësimi mbetet preferenca politike apo ndonjë lidhje familjare e afërt me pushtetin./rajonipress/