FIDANISHTJA

Kriza politike në Kosovë, Meta: Zgjidhje përmes dialogut

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta po zhvillon një vizitë në Komunën e Pejës në Kosovë. Në këtë vizitë, Meta është takuar me kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Gjatë takimit, Meta vlerësoi iniciativat sipërmarrëse të banorëve të Pejës, ndërsa theksoi nevojën për rritjen e shkëmbimeve dhe të investimeve mes dy vendeve.

“Pejanët janë sipërmarrës të shkëlqyer. Do të shtojmë shkëmbimet mes dy vendeve. Ndërsa do të nxisim pejanët që të investojnë në Shqipëri në sektorin e bujqësisë”, tha Meta.

ARKATANA

Ndërkaq, në një prononcim të shkurtër për mediat gjatë vizitës në Pejë, Ilir Meta komentoi edhe situatën politike në Kosovë, duke thënë se kriza politike duhet të gjejë zgjidhje përmes dialogut. Kryetari i Kuvendit, Meta theksoi se imazhi i mirë i Kosovës i kontribuon edhe Shqipërisë.

“Zgjidhja është gjithmonë përmes dialogut, respektimit të institucioneve dhe bashkëpunimit. Besoj se kanë ende mjaft hapësira për të rivendosur dialogun dhe për të punuar për zgjidhje të përbashkëta, sepse të gjithë besojmë se të gjitha forcat politike janë të përkushtuara për të mirën e Kosovës”, deklaroi Ilir Meta.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.