Kriza politike atakoi ekonominë e vendit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

​Kontestimi i vendimeve të Qeverisë nga opozita aktuale frikëson investitorët. Gjatë këtij viti, Kosova ka pësuar ngecje në disa sektorë të ekonomisë.

Një nga faktorët kryesorë për ngecje vlerësohet se janë pasojat e zhvillimeve politike në vend, që po zgjasin prej disa muajsh. Sipas njohësve të çështjeve ekonomike, kjo situatë politike ka ndikuar edhe tek investitorët e huaj e ata vendorë. Të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës hedhin në pah se vendi ka ngecje edhe tek investimet kapitale.

Fundamenti

Bazuar në të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në bazë sektoriale, gjatë kësaj periudhe kishte ngecje që erdhën nga sektori i jashtëm, si rezultat i thellimit të deficitit tregtar. “Zhvillimet negative nga sektori i jashtëm u neutralizuan deri në një masë nga zgjerimi më i theksuar i aktivitetit kreditor të sektorit bankar”, thuhet në raportin e BQK-së. Ndërsa, sektori fiskal, përkundër se u karakterizua me rritje të shpenzimeve, ndryshoi strukturën duke rritur shpenzimet rrjedhëse, ndërsa shpenzimet kapitale gjatë kësaj periudhe shënuan rënie të konsiderueshme. Sipas raportit, pozicioni i bilancit të pagesave në Kosovë është përkeqësuar në tremujorin e parë (TM1) të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak./Kosova Sot