FIDANISHTJA

Kriza politike, ambasadori suedez: Kosova në situatë të vështirë, në politikë duhet të bëhen kompromise

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka deklaruar se Kosova ndodhet në një situatë të vështirë, duke komentuar bllokadën e krijuat me moskonstituimin e kuvendit.

Westerlund, ka thënë edhe se, në politikë duhet të bëhen kompromise.

UBT

“Disa gjëra po bëhen shumë të vështira. Zgjedhjet nuk kanë të bëjnë vetëm me demokracinë. Nuk kanë të bëjnë vetëm me procesin zgjedhor, por edhe me qeverisjen e shtetit dhe kjo po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që sot në botë ekziston një polarizim i madh ndërmjet së majtës dhe së djathtës dhe duket se shumë liderë dëshirojnë të jenë 100 për qind të drejtë, të fitojnë gjithçka. Por, e dini në politikë duhet të bëhen kompromise. Kjo është një dukuri globale. Problemi në Kosovë është që Kosova është një shtet shumë i ri. Kosova nuk është pjesë e strukturave euroatlantike, ndaj është më e ndjeshme. Prandaj, Kosova ndodhet në një situatë më të vështirë momentalisht. Dëgjuam për vështirësitë në pagesën e rrogave për disa nga gazetarët në RTK. Pashë që institucioni i Avokatit të Popullit doli dje me një paralajmërim. Unë besoj se kjo po e rrezikon funksionimin demokratik të shtetit. Kështu që mendoj se ndodhemi në një situatë serioze”, tha ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund në intervistë për EO.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.