Eko Higjiena

Kriza përfshin ambasadat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadat e Kosovës po përballen me kriza të mëdha financiare. Një pjesë e stafit të këtyre ambasadave ka tre muaj që nuk i kanë marrë pagat. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e krizës politike në vend. Burime të sigurta brenda stafeve në ambasadat e Kosovës bëjnë të ditur se ka tre muaj që pagesat në këto ambasada nuk janë kryer me rregull.

Sipas këtyre burimeve vonesa ka pasur në segmente të ndryshme. “Vonesa ka pasur edhe rreth pagesave për stafin e ambasadave”, ka thënë ky burim i gazetës.

Hidromorava

Po ashtu sipas burimeve të gazetës kjo situatë ka ardhur si rezultat i ngërçit politik. Por në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë mohuar se ka vonesa në pagesën e stafit diplomatik. Këshilltari politik, i ministrit Enver Hoxhaj, Bashmir Xhema, ka thënë se gjithçka në misionet diplomatike të Kosovës është duke shkuar siç duhet dhe se kriza politike nuk ka reflektuar në to.

Sipas tij, pengesat që kanë ndodhur ne kryerjen e obligimeve financiare tani janë tejkaluar me vendimin e qeverisë për alokimin e një milion eurove në adresë të MPJ-së…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.