United Hospital

Kriza nga investimet elektorale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kosova i ka humbur afërsisht 77 milionë euro në vit nga keqpërdorimi dhe humbjet e energjisë elektrike në rrjet. Humbjet e energjisë elektrike në këto shtatë vite kanë rënë nga afërsisht 40 për qind sa ishin, në 30 për qind sa janë tash.

Sikur qeveria t’i investonte rreth 300 milionë euro në riparimin e rrjetit të energjisë elektrike dhe në njehsorë elektronikë, ajo do t’i shpëtonte të paktën nga 70 milionë për çdo vit. Nëse llogarisim një skenar më pesimist që brenda vitit të shpëtohen 50 milionë euro, atëherë kthimi i këtyre 300 milionë euro do të ndodhte për 6 vite, shkruan sot Koha Ditore.

Përveç kthimit të shpejtë të mjeteve të investuara, qeveria do të kontribuonte në uljen e ndotjes së ambientit dhe do të kishte edhe një pasqyrë më të mirë për sektorin e energjetikës, që tash është buzë krizës më të madhe të viteve të fundit për shkak të shpërthimit në TC “Kosova A”.

FIDANISHTJA

Ky është vetëm njëri nga shembujt që drejtori i Institutit GAP, Agron Demi, e ka përmendur si kundëropsion për koncentrimin e qeverisë vetëm në ndërtimin e rrugëve, dhe për të argumentuar se investimet në rrugë nuk kanë sjellë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, ulje të varfërisë e as ulje të papunësisë.

Çështja e investimeve në sektorët që nuk janë prioritet për Kosovën janë ngritur edhe nga përfaqësuesit e ambasadave të vendosura në Kosovë. Ata nuk përdorin fjalorin diplomatik në takimet e mbyllura që kanë me Qeverinë e Kosovës. Ata i kanë bërë kritika të drejtpërdrejta ekzekutivit për investime të majme në ndërtimin e rrugëve, sektor ky që, sipas tyre, nuk do të duhej të ishte prioritet për shtetin e Kosovës. Kritikat ata i kanë bërë së fundi në një takim të thirrur nga ana e Korporatës Energjetike të Kosovës për të kërkuar mbështetje financiare nga donatorë të ndryshëm për të dalë nga kriza energjetike, e krijuar pas shpërthimit në termocentralin “Kosova A”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.