Eko Higjiena

Kriza në Kosovë do të thellohet

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

I shumëkritikuari Thaçi nuk dihet se a do të ketë energji pozitive për të luajtur rolin e një presidenti unifikues, kur ka polarizime të mëdha në shoqërinë e Kosovës, si asnjëherë me parë.

“Hashim Thaçi, pas realizimit të qëllimit personal dhe objektivave politike të partisë së tij në raport me partnerin e koalicionit qeverisës-LDK-në, së cilës përveç degradimit politik, i shkaktoi edhe atë moral para elektoratit të saj, me siguri se do të na sjellë “surpriza” të papritura pas akomodimit në postin e presidentit, që i bie – prishjen e koalicionit me LDK-në dhe dërgimin e vendit në zgjedhje”, shprehet publicisti Florim Zeqa.

A do ta zgjidhë apo do ta thellojë krizën politike zgjedhja e Hashim Thaçit president në një atmosferë të tendosur politike dhe në një kohë, kur opozita nuk zgjedh mjete për ta kundërshtuar atë e sidomos Qeverinë e keqe aktuale.

United Hospital

I shumëkritikuari Thaçi nuk dihet se a do të ketë energji pozitive për të luajtur rolin e një presidenti unifikues, kur ka polarizime të mëdha në shoqërinë e Kosovës, si asnjëherë me parë. Publicisti i njohur, Shefqet Dibrani, thotë se edhe sikur situata të ishte normale, dhe sikur seanca plenare të ishte festive, Hashim Thaçi nuk do të kishte sjellë asnjë zgjidhje, sepse, sipas tij, karriera e Thaçit jetësore është e ndërtuar mbi pështjellime, ndonëse çuditërisht kungulli i ka shkuar gjatë mbi ujë. “Po këtë afinitet e ka edhe bashkë-ortaku i tij në koalicion Isa Mustafa, i cili me sukses dhe perfiditet i ka kullotur të gjitha sistemet dhe vazhdimisht ka dalë ngadhënjimtar.

Nuk ka asnjë shpresë se vendi do të dalë nga kriza, përkundrazi vendi është thelluar në një krizë të thellë me rrezikun permanent për një anarki të pashmangshme”, u shpreh Dibrani. Sipas tij, edhe ftesa për dialog është farsë. Dibrani e sheh të vështirë dialogun e opozitës me Isa Mustafën, duke u nisur edhe nga vetë përvoja e tij. “Nuk mund ta them saktë, nëse opozita i ka shterur mundësitë për dialog. Për mua, refreni për dialog që shqiptohet nga Isa Mustafa është fytyra e dhunës kundër qytetarëve, ndërsa fjalori vulgar dhe pervers, që shqiptohet nga goja e presidentit të ardhshëm dhe nga kryeministri aktual është e papranueshme”, shprehet ai. Shton se edhe kësaj radhe Hashim Thaçi luajti me mjeshtri për ta futur popullin në mes kudhrës dhe çekani./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.