Mobi Casa

Kriza në edukatë

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Nga Betim Sherifi – Edukata apo edukimi si emërtim ka përkufizime të ndryshme. Sa herë përmendim edukatën mendja na shkon tek edukata e fëmijëve, apo nxënësve. Synim i edukatës nuk është vetëm edukimi i të rinjëve, nxënësve apo studentëve. Qëllimi i saj është që një shoqëri të jetë e shëndosh dhe të respektoj rregullat e jetës pa marrë parasysh moshës që i takon.

Rreth edukatës janë dhënë përkufizime të ndryshme si ai i Josip Maliq i cili edukatën e përkufizon “ si çdo veprim të vetëdijshëm me të cilin zhvillohen vetitë psikike dhe fizike të njeriut të cilat ai vetë i krijon në vetën e tij “, kurse Dr. Ante Vukasoviq e përkufizon edukatën si “ proces të formimit të njeriut, të ndërtimit dhe formësimit të qenies njerëzore duke respektuar vlerat morale, intelektuale, estetike, pra duke respektuar secilin individ për vlerat që i posedon “.Edukata ka rëndësia jetike për shoqërinë dhe është një ushqim i domosdoshëm për njeriun.

Përmes edukimit synojmë të njohim sa më shumë veten, shoqëritë e zhvilluara vetëm në saje të edukimit kanë mbërritur ku janë sot, por këtu shtrohet pyetja se ku jemi ne si shoqëri me edukate?!. Në vitet e fundit shoqëria jonë po përcillet me probleme të shumta si papunësia, varfëria, pasiguria, diskriminimi, korrupsioni, kriminaliteti, dhuna verbale e fizike, sëmundjet, lendet narkotike, terrorizmi, fanatizmi fetar, nacionalizimi, shovenizmi etj., gjë që këto probleme kanë krijuar një pasiguri për popullsinë,dhe si rezultat i këtyre problemeve shoqëria mund të ketë arsye që më shumë t`i frikësohet jetës sesa vdekjes, me shumë urisë sesa sëmundjes me shumë të ardhmes se të tashmes.

Për këto dhe arsye të shumta njeriu në liri sot nuk është i lirë, në siguri ndjehet i pasigurt në shoqëri ndjehet i vetmuar etj.. Në rënien e edukatës kanë ndikuar shumë faktorë si familja, shkolla, shoqëria dhe mediat elektronike të cilat duke shfaqur emisione me tema të ndryshme joadekuate për rrethin tonë shoqëror. Poashtu në rënien e saj kanë ndikuar edhe politikan, analist, artistë që duke u paraqitur në televizione të ndryshme duke mos ju përmbajtur kodit etik të veshjes, duke përdorur fjalë banale, ofendime, ngritje të zërit, duke mos respektuar njëri-tjetrin gjatë debatit dhe veprime të tjera që në një formë a tjetër kanë ndikuar tek të rinjët që ata ti marrin si model sjelljet e tyre dhe paraqitjen e tyre.

Andaj nga problemet e shfaqura duhet të pranohet se kriza në edukatë ekziston, prandaj për rënien e saj nuk duhet të fajësohet vetëm shkolla, apo mësimdhënësit e ditur rolin e madh që e ka familja, dhe shoqëria.

Edukata është mënyra më e mirë për ti shërbyer njerëzimit duke ditur që në asnjë shoqëri gjallesash nuk hasim në edukatë në kuptimin bile të afërt me edukatën e njeriut. Prandaj nuk ka shoqëri njerëzore pa edukatë e as edukatë pa shoqëri njerëzore. Prioritet i shoqërisë përherë duhet të jetë edukata andaj ajo duhet të zhvillohet si proces i pandarë si në familje, shkollë dhe shoqëri. Se si do të edukohet një i ri do të varet shumë se a do të jetë i ndershëm e i drejtë, bashkëpunues, e i respektuar. Shoqëria jonë me pjesën më vitale rinin, fokusin kryesor duhet ta ketë te edukimi i këtij brezi.

Mobi Casa

Edukimi zë fill në familje për të vazhduar në shkollë duke zgjatur tërë jetën përmes edukimit në familje e shkollë synohet që tek shoqëria të zhvillohet dhe formohet trupi, mendja dhe zemra në mënyrë që njeriun ta bëjë të formuar e me karakter të qëndrueshëm. I edukuari sillet njerzishum kudo, në familje, shkollë, shoqëri, punë dhe nuk i shkon mendja asnjëherë për të keqën e njerëzimit por gjithmonë për të mirën e saj. Ai që posedon edukatë sjelle gëzim të përgjithshëm në mesin ku jeton dhe vepron.

Vlera edukatës është aq e madhe sa e largon individin nga dinakëria duke e drejtuar kah mirësia. Mendja e njeriut të edukuar ka për bazë parime të mira. Këto parime e mësojnë të veprojë drejtësisht atëherë kur kërkohet e drejta, dhe tregon të vërtetën kur i kërkohet e vërteta.

Nga hulumtimi i bëra del se shkolla, rrethi shoqërorë, prindërit-familja kanë ndikim të madhë në funksionin edukativ. Të gjitha këto kërkojnë një unitet .Që te dilet nga kjo krizë duhet që familja, shkolla dhe gjithë faktorët tjerë shoqëror të ndikojnë më shumë në vetëdijesimin dhe edukimin e drejtë e me kohë të rinisë e shoqërisë në përgjithësi.

Faktor tjetër që do të ndikonte pozitivisht në përmirësimin e edukatës janë mediat elektronike, portalet e ndryshme që duhet të shfaqin më shumë emisione, tema, dokumentare, programe e debate edukative. Ndihmës tjetër është që shkollat tona të jenë më aktive duke organizuar aktivitete të ndryshme shkollore e jashtëshkollore me qëllime edukative. Poashtu edhe shoqëria mund të ndikojë në një formë në përmirësimin e edukatës duke u distancuar e dënuar veprat e këqija që janë në dëmë të njerëzimit.

I gjithë qëllimi i marrjes së edukatës është që ta kemi një mirëqenie sociale më të mirë për të gjithë, veçmas rinia të cilët duhet ta edukojnë shpirtin, mendjen, trupin, zemrën, ta ndërtojnë kulturën e punës, ta duan jetën e të punojnë për jetën që me veprat e tyre të bëhen të pavdekshëm./rajonipress/