FITORJA

Kriza ka prekur emigrantët, bien remitencat

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kriza ekonomike që ka prekur Greqinë dhe Italinë ka goditur ndjeshëm edhe mijëra emigrantë shqiptarë, të cilët kanë mbetur pa vende pune.

Sipas të dhënave zyrtare, remitancat kanë shkuar në 600 milionë euro, çka do të thotë që qindra-mijëra familje të tjera varfërohen dhe lista e numrit të personave të papunë po rritet.

”Në rastin e vitit 2007, remitancat ishin 937 milionë euro, ndërsa aktualisht ato kanë rënë në rreth 600 milionë euro. Kjo do të thotë se një e treta e remitancave është zvogëluar si pasojë e krizës ekonomike në dy vendet fqinje. Shifrat e fundit që ka dhënë INSTAT-ti, duke u bazuar në regjistrimin e fundit, flasin për rreth 16-17 mijë persona të kthyer në 2010-11 nga Greqia. Këto shifra, megjithëse ka një rikthim të tyre, janë të vogla në përpjesëtim me krizën që ka përfshirë Greqinë. Emigrantët ende preferojnë të qëndrojnë në vendin e emigrimit, duke qenë se nuk gjejnë kushtet e duhura në vendlindje”, deklaroi Ilir Gedeshi, ekspert i qendrës për studime ekonomike dhe sociale, transmeton Top-Channel.

Ekspertët mendojnë se kriza ekonomike ka bërë që mijëra familje të rikthehen, por shumë të tjera të qëndrojnë në vendet fqinje.

UBT

”Skenari i parë që do të jetë është ai i emigrantëve që do të kthehen për të kërkuar punë dhe duke mos pasur një të tillë, do të çojnë në rritjen e papunësisë. Skenari i dytë, më optimist, është ai i investimit të një pjese të kursimeve në biznese familjare, por në këtë rast nuk gjejnë klimën e përshtatshme për investime në ekonominë tonë. Një skenar i tretë do të ishte ai i dërgimit të familjeve në Shqipëri dhe vazhdimin e punës në një vend fqinj për të dërguar remitanca dhe kjo do të ishte pozitive”, shtoi Gedeshi.

Greqia dhe Italia do të vijojë edhe për shumë kohë të vuajë pasojat e kësaj krize.

”Qeveria shqiptare duhet të monitorojë dhe të përgatitet për një rikthim me ritme më të shpejta të emigrantëve, në rast se kriza e Greqisë do të vazhdojë të thellohet. Duhen platforma ndihme edhe për investimin e kursimeve të tyre. Për shembull, kjo mund të realizohet nëpërmjet dhënieve të kredive, nëpërmjet politikave mbi punësimin dhe investimet e tyre”, vlerësoi eksperti.

Edhe pse mijëra familje të mbetura pa asnjë vend pune janë rikthyer, një pjesë e madhe e shqiptarëve preferojnë të qëndrojnë në vendet fqinje, pasi në Shqipëri nuk shohin asnjë mundësi punësimi.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.