Kriza eskalon në dhunë

Të përlotur dhe nëpërmjet dritareve e kanë lëshuar të martën Kuvendin deputetë të subjekteve në pushtet, pasi paraprakisht në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur në një sallë alternative kanë votuar në parim Buxhetin e 2016-s.
Ata janë përballur me gazin lotsjellës të kolegëve opozitarë, që e hodhën në shenjë proteste për moslejimin e tyre në seancë, shkruan sot Koha Ditore.
Brenda një orë, në Kuvend ka pasur tre raste kur është aktivizuar lotsjellës. Ndryshe nga herët e tjera, të martën është përdorur edhe sprej piperi. Në anën tjetër, deputetët opozitarë që kanë përdorur këto mjete, në disa raste gjatë ditës janë përplasur me Policinë brenda dhe jashtë godinës së legjislativit.
Ka pasur edhe një përpjekje për arrestimin e Albin Kurtit, por ka dështuar. Përplasje ka pasur edhe jashtë Kuvendit. Një numër aktivistësh opozitarë kanë protestuar dhe janë përleshur me policinë. Ka pasur të lënduar nga të dyja anët. Ka pasur edhe të arrestuar. Janë shkaktuar edhe dëme materiale.
http://koha.net/?id=27&l=84775