Eko Higjiena

Kriza energjetike, BE ndan 1 miliard euro për ta ndihmuar Kosovën dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Bashkimi Evropian ka përgatitur një paketë prej 1 miliard euro për të ndihmuar Kosovën dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që ta adresojnë pasojat e krizës energjetike, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Von der Leyen tha se Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë prapa Ballkanit Perëndimor.

“BE vazhdon të qëndrojë prapa Ballkanit Perëndimor – si në kohë të mira ashtu edhe në vështirësi. Gjatë pandemisë COVID-19, ne mobilizuam një paketë të pashembullt prej 3.3 miliardë eurosh për rajonin dhe sot po krijojmë një paketë mbështetjeje energjie prej 1 miliardë eurosh për të mbrojtur grupet më të cenueshme dhe për të nxitur investimet shumë të nevojshme në diversifikimin e energjisë”, ka deklaruar ajo.

UBT

Mbështetja buxhetore prej 500 milionë euro pritet të miratohet në dhjetor dhe të jetë e disponueshme në janar.

“Në një periudhë të menjëhershme, Komisioni është i gatshëm të sigurojë mbështetje buxhetore prej 500 milionë euro, e cila do të miratohet në dhjetor dhe do të jetë e disponueshme në janar. Kjo shumë do të mbështesë familjet dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të mbrojtur kundër rritjes së çmimit të energjisë dhe ndikimit të tyre”, thuhet në njoftim.

500 milionë eurot e tjera pritet të ndahen në 3 vitet e ardhshme.

“Në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, Komisioni do të sigurojë 500 milionë euro të tjera për të avancuar në diversifikimin e energjisë, prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe ndërlidhjet e gazit dhe energjisë elektrike përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor. Masat afatshkurtra (1-2 vitet e ardhshme) do të mbështesin diversifikimin e furnizimeve me energji, duke nxitur ndërlidhjet e gazit dhe energjisë elektrike, duke përfshirë LNG-në, si dhe duke mbështetur ndërtimin e projekteve të energjisë së rinovueshme dhe masat e efiçiencës së energjisë. Ndihma afatmesme (2-3 vitet e ardhshme) do të përfshijë investime të tjera që kontribuojnë në tranzicionin dhe sigurinë e energjisë. Këto masa do të mbulojnë projektet e prodhimit të energjisë së rinovueshme në shkallë të gjerë, përmirësimin e sistemeve të transmetimit të energjisë, ngrohjen qendrore dhe skemat për efiçencën e energjisë për blloqet e vjetra të banimit”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian./Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.