UBT

Kriza e kuorumit, paralajmërim për zgjedhje

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Futja e Kuvendit të Kosovës në një krizë të sigurimit të votave të mjaftueshme, madje edhe për votim të çështjeve, për të cilat nuk nevojitet më shumë se shumica e thjeshtë, po shihet si një fillim i humbjes së thellë të legjitimitetit dhe legalitetit përfaqësues qytetar dhe afrimi i fundit të shpejtë të kësaj legjislature, që mund të vetëshkarkohet, për të shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme. Se kriza është aq e thellë dhe deputetët nuk janë të gatshëm që në këtë mandat të angazhohen me seriozisht në zhvillimin dhe forcimin e shtetit ligjor, e dëshmon edhe sabotimi i Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.

Kuvendi gati tërësisht jashtë funksionit, shkruan gazeta Kosova Sot.
“Shpresat janë minimale, që kjo legjislaturë mund ta bëjë Ligjin për dekriminalizimin e skenës politike kosovare, pasi që botërisht dihet se kjo strukturë përfaqësuese është e lidhur ngushtë me krimin”, tha Hidajet Ahmeti.

Futja e Kuvendit të Kosovës në një krizë të sigurimit të votave të mjaftueshme, madje edhe për votim të çështjeve, për të cilat nuk nevojitet më shumë se shumica e thjeshtë, po shihet si një fillim i humbjes së thellë të legjitimitetit dhe legalitetit përfaqësues qytetar dhe afrimi i fundit të shpejtë të kësaj legjislature, që mund të vetëshkarkohet, për të shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme. Se kriza është aq e thellë dhe deputetët nuk janë të gatshëm që në këtë mandat të angazhohen me seriozisht në zhvillimin dhe forcimin e shtetit ligjor, e dëshmon edhe sabotimi i Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale. Nisur nga ky fakt, analistët e politikës konsiderojnë se as që mund të imagjinohet që ky Parlament ta bëjë Ligjin e ‘Vettingut’ dhe të dekriminalizimit, derisa nuk po e marrin kurajën të mbledhin votat e mjaftueshme dhe ta kalojnë Ligjin për sanksionet penale, sepse janë të vetëdijshëm që shumë sanksione penale prekin edhe politikanët dhe krimin e organizuar që bashkëjeton me politikën. Për këtë fakt ka reaguar disa herë edhe ambasadori amerikan Delawie, i cili hapur ka akuzuar politikën për lidhjet me krimin.

Salihaj: Kuvendi udhëhiqet nga një njeri i kriminalizuar

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, futjen e thellë të Kuvendit në krizë të funksionimit normal, e sheh si pasojë nga veprimet e PDK-së dhe njerëzit e këtij subjekti politik, që dyshohet të jenë të lidhur me krimin e korrupsionin. “Parlamenti i Kosovës po funksionon dobët, sepse në krye të tij është një njeri i kriminalizuar, i cili, jo vetëm që nuk di të udhëheqë, por edhe qëllimisht i neglizhon detyrat e tij të punës. Mosfunksionimi i Kuvendit mund të lidhet me përpjekjet e PDK-së, që me çdo kusht të shkohet në zgjedhje të parakohshme, me qëllim që lidershipi i saj të shpëtojë nga arrestimi”, tha Salihaj për “Kosova Sot”.

Ai thotë se edhe dështimi i sigurimit të votave për Ligjin e sanksioneve penale vjen si pasojë e mosvotimit nga PDK-ja. “Sa i përket ndryshimeve të Kodit Penal, PDK-ja u mundua ta devijojë me një amendament plotësimin dhe ndryshimin e tij dhe, kur nuk kaloi ky amendament, atëherë e bojkotoi votimin e amendamenteve të tjera. ‘VETING’-u në Kosovë mund të miratohet vetëm me një presion shumë të madh të partnerëve ndërkombëtarë”, ka theksuar deputeti Salihaj. Se kjo krizë parlamentare po krijohet me qëllim të shkuarjes në zgjedhje të reja, si e vetmja mundësi e zgjidhjes së problemeve me një qeveri më të mirë, e pohon vetë deputeti i PDK-së Shukri Buja. “Se Kuvendi është jofunksional, shihet në çdo seancë, madje edhe kur ka kuorum nuk votojnë apo sabotojnë votimin dhe kjo është skandaloze, siç ndodhi edhe me votimin për Ligjin e sanksioneve penale. Kjo është arsye shtesë se partitë politike duhet të hapin rrugën për zgjedhje, të cilat shpresoj do t’u japin zgjidhje shumë proceseve, që po e pengojnë ecjen e shtetit përpara”, tha Buja për “Kosova Sot”.

Mobi Casa

Zvarritje e ligjeve

jeve Deputeti i VV-së, Ismajl Kurteshi, u shpreh se mungesa e kuorumit në seancat e Kuvendit të Kosovës, ku ekziston koalicioni me rreth 90 deputetë, paraqet mungesë të seriozitetit të deputetëve, e sidomos të krerëve të institucioneve, që në të njëjtën kohë janë edhe në krye të partive të koalicionit. “Ka kohë që kryetari i Kuvendit nuk po e kryen punën që i është besuar dhe për të cilën paguhet. Ai e ka filluar fushatën elektorale edhe pse koalicioni aktual, pjesë e të cilit është partia që ai e udhëheq ka dështuar t’i përmbushë premtimet, por edhe është shquar për keqqeverisje. As partneri tjetër, LDK-ja, nuk dallon nga partneri i saj PDK. Në këtë situatë, kur kuorumi shpesh varet nga opozita, ekziston vetëm një zgjidhje, shkuarja në zgjedhje të reja”, është shprehur ai. “Ligji për sanksionime penale, është vetëm njëri nga ligjet që po zvarritet, për shkak të përfitimeve të shumë zyrtarëve të lartë me ligjet aktuale. Kjo është e papranueshme, madje keqpërdorim i pozitës, kjo zvarritje e qëllimshme duhet të sanksionohet, por në një situatë, kur institucionet janë të kapura, nuk pritet që ndaj këtyre keqpërdoruesve aktualisht të ndërmerren masa ligjore”, deklaroi Kurteshi.

Lojë e ulët politike

Ndonëse nuk presin ndryshimet e kërkuara kualitative nga një qeveri tjetër, që mund të dalë nga një proces i shpejtë zgjedhor, edhe analistët politikë shohin se qëllimi i kësaj krize parlamentare është dërgimi i vendit në zgjedhje të parakohshme dhe ikja nga përgjegjësia për të ndërtuar një shtet më të fuqishëm ligjor, nga i cili do të ndiqeshin edhe shumë zyrtarë të politikës të lidhur me krimin.

Analisti politik, Bejtullah Ibrahimi, thotë se partitë politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, si pushtet legjislativ, sipas mandatit kushtetues, duhet të jenë forca kryesore apo shtylla më e fuqishme e shtetit tonë, por nuk po e kryejnë këtë obligim si duhet. “Mirëpo, këtë forcë apo fuqi të tyre kushtetuese ata pothuajse asnjëherë nuk e kanë përdorur, përkundrazi ato janë vënë në shërbim të ekzekutivit dhe shefave të tyre nga partitë respektive. Kjo praktikë parlamentare është shumë e dëmshme për vetë institucionin, por edhe për vendin dhe të ardhmen politike”, theksoi ai. “Mandati i fundit na tregoi se në asnjë segment shtetëror nuk ka funksionalitet normal, por gjithandej kemi gjendje tutoriale, e cila dita-ditës po prodhon krizë në vend. Sidoqoftë këto parti politike, kohët e fundit po luajnë lojë të ulët politike, duke mos arritur që në seanca parlamentare të sigurojnë kuorumin, veçmas nuk po arrijnë të miratojnë Ligjin për sanksione penale, ligj i cili prek drejtpërsëdrejti politikanët e inkriminuar në krim”, u shpreh më tutje Ibrahimi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.