RCCOLA

Kriza duhet të zgjidhet në Kuvend

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka vlerësuar se manifestimi i krizës politike ka pasur pasoja në jetën politike dhe ekonomike.
Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se këtë krizë duhet ta zgjidhin vetë subjektet politike në Kuvend.

Sipas Rexhepit, në këtë çështje është i panevojshëm inkuadrimi i faktorit ndërkombëtar.

RCCOLA

Ai ka deklaruar se opozita nuk duhet t’i vazhdojë më tutje protestat meqë, sipas Rexhepit, nuk është momenti duhur që Qeveria të japë dorëheqje.

Ndërkohë, duke folur për respektimin e marrëveshjes së koalicionit ndërmjet LDK-së dhe PDK-së, Rexhepi ka thënë se fillimisht do të ishte mirë të kalohet kriza politike dhe të kthehet debati në Kuvend, pastaj të shihet se cila do të ishte zgjidhja më e mirë për zgjedhjen e presidentit. /Telegrafi/