ARKATANA

Kritikohet paraqitja e Mustafit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi, është kritikuar ashpër nga mediat gjermane në ndeshjen e zhvilluar ndaj Ganës në barazimin 2:2. Mediat gjermane kanë fajësuar Mustafin në dy golat e shënuar të skuadrës gjermane. Madje ai është notuar me notën më të vogël në këtë ndeshje

Paraqitja e mbrojtësit shqiptar Shkodran Mustafit në ndeshjen ndaj Ganës është kritikuar shumë nga mediat gjermane. Gjermania nuk arriti të shënoj fitore në këtë përballje duke barazuar 2:2 me ganezët. Mustafi u paraqit në këtë ndeshje në 45 minutat e pjesës së dytë, por, paraqitja e tij nuk është vlerësuar me nota pozitive nga mediat gjermane.

FIDANISHTJA

Në golin e parë të shënuar me kokë nga Ayew me kokë, Mustafi ishte pranë tij por, nuk ka arritur të bëjë diçka më shumë për të evituar golin e shënuar. Edhe në golin e dytë të shënuar nga futbollistët ganez të shënuar nga Gyan, ka qenë vet mbrojtësi shqiptar që e ka mbajtur atë në lojë dhe duke mos e llogaritur në pozitë jashtë loje nga gjyqtari anësor.

Mediat gjermane e kanë notuar me notën pesë paraqitjen e Mustafit në këtë ndeshje dhe ishte nota më e vogël e dhënë për futbollistin shqiptar. “Njëri ndër zbulimet e vonshme të botërorit. Ai është dashur të ndalojë barazimin me më shumë agresivitet. Kaloi më shumë në ofanziv se Boateng që e zëvendësoi”, shkruan Bild.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.