Eko Higjiena

Kritikohet Mavraj

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

‘Bild’ e ka kritikuar mbrojtësin shqiptar, Mërgim Mavraj. “Në 12 ndeshje me Mavrajn në fushë, ekipi ka marrë vetëm 13 pikë”, shkruhet nga e përditshmja gjermane

Hamburgu nuk po kalon momente të mira, dhe kësaj situate nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe mbrojtësi shqiptar Mërgim Mavraj. Edhe ai si të gjithë lojtarët tjerë në mbrojtje janë kritikuar nga ‘Bild’ për formën jo të mirë që po e tregojnë në fushë.

“Çfarë po ndodh e gabuar me Mavrajn! Vetëm 12% pasime të gabuara në ish-klubin e tij Koln, por një mesatare prej 33% topash të humbur me Hamburgun. Në 12 ndeshje me Mavrajn në fushë, ekipi ka marrë vetëm 13 pikë”, shkruhet nga “Bild”, përcjell albinfo.ch.

Mobi Casa

Humbja nga Augsburgu ishte humbja e tretë radhazi e ekipit dhe për këtë, mbrojtja me Mavraj, Gregorisch, Papadopoulos, Ostrzolek dhe Hunt, është fajtore sipas shtypit.

Ai u transferua në Koln gjatë afatit kalimtar të dimrit, derisa synimet e Hamburgut janë për të qenë edhe një vit pjesë e elitës gjermane. Skuadra e Hamburgut është e vetmja që nuk ka rënë asnjëherë nga Bundesliga.

http://www.albinfo.ch/kritikohet-mavraj/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.