ARKATANA

Kritikohet Hysaj, e mbron agjenti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Elseid Hysaj është cilësuar si protagonist negativ i ndeshjes mes Napolit dhe Palermos, të përfunduar në mënyrë të paparashikuar në barazimin 1:1. Mbrojtësi shqiptar u kritikua sidomos për rolin e tij në momentin e golit të shënuar nga Nestorovski në minutën e 6 të ndeshjes, kur nuk mbuloi siç duhet futbollistin kundërshtar.

Edhe pse në pjesën e dytë ai arriti të tregonte të gjitha vlerat e tij duke ndihmuar skuadrën jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm, sot në mediat më të mëdha sportive italiane i jepej rëndësi më shumë atij momenti që rezultoi vendimtar për ndeshjen, shkruan Panorama Sport.

Për të mbrojtur futbollistin shqiptar mendoi menaxheri i tij, Mario Giufredi, i cili në një prononcim për “Radio CRC”, e cilësoi këtë si një episod rastësor.

HW

“Ishte një mungesë momentale përqendrimi, asgjë më shumë, mos e bëni dramë. Ishte një gabim kolektiv në mbrojtje dhe jo individual. Janë gabime në vendosjen e repartit që mund të ndodhin”, tha ai duke shfajësuar Hysajn për këtë episod.

Ndërkaq, ai ka konfirmuar se mbrojtësi i krahut të djathtë ndiqet me interes nga skuadra të mëdha në Evropë.

“Sigurisht që ekzistojnë vlerësime për të. Monitorohet nga skuadrat më të mëdha në Evropë. Por tani nuk mendojmë për gjëra të tilla dhe mendojmë për Napolin. Do të shohim në verë se si do të veprojmë”, deklaroi Giufredi. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.