Mobi Casa

Kritikohen ndryshimet në Ligjin e Punës

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjatë një debati të sotëm për Ligjin e punës, përkatësisht pushimin e lehonisë, të organizuar nga Qendra për Drejtat e Njeriut në Universitetin e Prishtinës, janë diskutuar plotësimet dhe ndryshimet e ligjit të punës, ndryshime të cilat, sipas disa panelistëve, janë të disfavorshme për femrat.

Në draft analizën për Ligjin e punës, specifikisht për pushimin e lehonisë thuhet se çdo përpjekje për shkurtimin e pushimit të lehonisë do të ndikojë drejtpërdrejtë në mirëqenien e fëmijëve, pasi që shumica e çerdheve publike nuk pranojnë foshnje më të vogla se nëntë muaj.

Vebi Mujku, njërit prej hartuesve të kësaj analize ka thënë se punëdhënësit shpesh priren të shmangin punësimin e femrave, investimin në zhvillimin profesional dhe ngritjen në karrierë të tyre.

“Tendencat e shfaqura për shkurtimin e pushimit të lehonisë dhe zvogëlimin e kohëzgjatjes së pagesës në draftin fillestar të projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit të Punës, nuk janë në përputhje me përpjekjet për krijimin e një tregu të punës në të cilin do të balancoheshin interesat e punëtorëve dhe punëdhënësve”, ka vlerësuar Mujku.

Ndërsa Leonora Zylfiaj, zyrtare e Lartë Ligjore për harmonizimin e Legjislacionit kombëtar me Legjislacionin e BE-së në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se edhe pas harmonizimit, propozimi me nëntë muaj për pushim të lehonave ka qenë i papranueshëm për Bankën Botërore.

Ajo ka thënë se në diskutim me Bankën Botërore kanë vendosur që fillimisht të propozohet që pushimi i lehonisë, të paguhet dy muaj nga punëdhënësit me 70 për qind të pagës bazë dhe katër muaj të tjerë të paguhen nga Qeveria e Kosovës me 50 për qind të pagës mesatare vjetore, dhe tre muaj të tjerë të jenë pa pagesë.

“Brenga jonë, si ministri, është e kundërta se për arsye të mbi ngarkesës financiare të punëdhënësve gratë e punësuara nuk e shfrytëzojnë në tërësi pushimin e lehonisë, në këtë mënyrë duke mos rrezikuar sigurinë e marrëdhënies së tyre të punës”, ka thënë Zylfiaj.

Fundamenti

Ajo ka thënë se zvogëlimi i pushimit të lehonisë nga 12 muaj në nëntë muaj, ka të bëjë me përmirësimin e kushteve të bizneseve aktuale dhe nxitjes së bizneseve të reja me qëllim që të rritet numri i të punësuarve në përgjithësi, e në veçanti punësimi i grave të reja.

Përfaqësuesja e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Shukrije Rexhepi, ka kërkuar formimin e një fondi për sigurime shëndetësore, në mënyrë që barra të mos bie as tek bizneset dhe as tek qeveria e Kosovës. Ajo ka kritikuar edhe zbatueshmërinë e pushimit mjekësorë, duke vlerësuar se ka mungesë të informacionit të mjaftueshëm për të drejtat e punëtorëve. Përveç kësaj, Rexhepi ka kërkuar që pushimi i lehonave të mos jetë vetëm nëntë muaj, por të zgjatet në 12 muaj.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Flora Brovina, ka thënë se përmes këtij ligji iniciohet zvogëlimi i punësimit të grave.

“Ky ligj nëse flasim për lehoninë ka paraparë disa mekanizma për të mundur me qenë funksional, dhe i pari është pikërisht ajo që përmendi udhëheqësja sindikaliste, formimi i fondit të sigurimeve shëndetësore, i cili do të kishte arkën e veçantë për pushimet e lehonisë dhe pushimet mjekësore. Kjo nuk ka ndodhë. Kemi premtimin se ligji për sigurimet shëndetësore do të vie në shtator. Pse kjo nguti e ministrisë së çështjeve sociale që ligji të ndryshohet. Unë nuk e besoj që kjo mund të ndryshohet nëse ligji sigurimeve shëndetësore vjen në kohën që është premtu”, ka thënë Brovina.

Ajo ka përmendur edhe ligjin për ushqimin e fëmijës me gji për një periudhë prej gjashtë deri nëntë mujore, e që, sipas Brovinës, infrastruktura për ta kontrolluar se sa zbatohet ky ligj nuk ekziston.

Avokati i popullit, Sami Kurteshi, ka thënë se në këtë ligj janë bërë më tepër ndryshime negative sesa pozitive. Kurteshi ka vlerësuar se në formën aktuale është i papranueshëm dhe çfarëdo qofshin ndryshimet, sipas tij, duhet të ngriten mekanizma për monitorimin e zbatimit të Ligjit të Punës në përgjithësi.

Propozimi i Odës Ekonomike për pagesat e pushimit të lehonave, Lumnie Hashani, ka thënë se është të propozohet të bëhet 4.5 muaj nga bizneset dhe 4.5 muaj nga Qeveria e Kosovës, duke e vlerësuar si propozim të pranueshëm për bizneset.

Në draft analizën në Ligjin e Punës për pushimin e lehonisë rekomandohet që të ndahet periudha e pagesës nga 4.5 muaj për punëdhënësin dhe qeverinë në mënyrë që ta kenë më të lehtë ta përballojnë punëdhënësi me theks ai privat, të ngritën mekanizma për monitorimin e zbatimit të legjislacionit për pushimin e lehonisë./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.