United Hospital

Kritika ndaj Kadri Rahimajt gjatë dëgjimeve buxhetore në Kamenicë: “Dy mandate pa projekte që do të mbahen mend”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Procesi i dëgjimeve buxhetore që Komuna e Kamenicës po zhvillon në fshatrat Hodonoc, Roganë dhe Topanicë është shoqëruar edhe me kritika të qytetarëve ndaj qeverisjes së kryetarit Kadri Rahimaj.

Në mesin e reagimeve të publikuara në rrjetet sociale është edhe ai i qytetarit Milaim Bunjaku, i cili ka shprehur pakënaqësinë e tij për punën e udhëheqjes komunale gjatë dy mandateve të fundit.

“Qe dy mandate po han W në Kamenicë, nuk do të mbahen në mend nga popullata për asgjë, përveç kopallava dhe bartjes së dokumentacioneve prej një zyre në tjetrën dhe nxjerrjes së dy bagerëve në rrugë në prag të fushatave zgjedhore”, ka shkruar Bunjaku.

FIDANISHTJA

Komenti i tij është bërë në kohën kur zyrtarët komunalë po organizojnë takime me qytetarët për të diskutuar prioritetet e buxhetit komunal për periudhën e ardhshme.

Kritika të tilla pasqyrojnë pakënaqësinë e një pjese të qytetarëve lidhur me investimet dhe realizimin e projekteve në komunë. Deri më tani, kryetari Kadri Rahimaj nuk ka reaguar publikisht ndaj këtij komenti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.