GRANDEMALL

Kristjan Asllani me mesazh të fuqishëm pas ndeshjes me Bullgarinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kristjan Asllani bëri një tjetër 90-minutësh si titullar, teksa për SuperSport pranoi se i kishin munguar ndeshjet e plota në fushë dhe falënderoi trajnerin Sylvinho për besimin, por që për të nuk ka rëndësi se kush luan, pasi suksesi i kombëtares është në rend të parë.

Shumë ndryshime në formacion, por aspak në lojë. Kaq shumë jemi rritur?

Jemi të gjithë të përqendruar, që kushdo që luan jep maksimumin. Merita e trajnerit është që na ka bërë të gjithë një grup të fortë dhe të gjithë ata që luajtën sot, dhanë maksimumin.

Si u ndjeve me Laçin sot, pasi më herët keni luajtur me Ramadanin?

Nuk ka problem kush luan, unë, Laçi, Ramadani, Gjasula apo Bare. Jemi shumë mesfushorë dhe kush është më në formë luan. E rëndësishme është që të jemi gjithmonë gati.

Eco Higjiena

Shumë lojtarë të rinj në skuadër…

Po, e vërtetë, pasi janë Mitaj, Muçi, Çuni, unë dhe të tjerë. Shpresoj të qëndrojmë sa më gjatë këtu dhe të japim kontributin tonë për Kombëtaren.

Si ndiheni të luani dy ndeshje të plota brenda pak ditëve?

Jam shumë i lumtur, pasi kisha kohë që nuk merrja kaq shumë minuta. Ndihesha mirë dhe doja të luaja, ndaj falënderoj trajnerin që më dha mundësinë. Tani do të kthehem te Interi, ku shpresoj të marr sa më shumë minuta edhe atje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.