ARKATANA

Krisma e Prekazit dërgoi në botë mesazhin e popullit të robëruar

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë për shënimin e 32 vjetorit të rënies së atdhetarëve Tahir dhe Nebih Meha në Betejën e Prekazit të Epërm. Në këtë seancë u tha se krisma e Prekazit dërgoi mesazh në mbarë botën mesazhin e një populli të robëruar që herët a vonë do të ngrihet për lirinë e tij.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në këtë seancë tha se shembulli i Tahir dhe Nebih Mehës edukoi brezat vijues të Kosovës për t’ia kthyer pushkën armikut, pavarësisht fuqisë së tij.

Ai tha se krismat e Prekazit dërguan në mbarë botën mesazhin e një populli të robëruar që herët a vonë do të ngrihet me armë në dorë për lirinë e tij.

Krasniqi theksoi se kryengritja e vitit 1981 dhe qëndresa e Prekazit u bënë forcë shtytëse e zhvillimeve në procesin e çlirimit të Kosovës.

Mobi Casa

Ndërkaq, Ramiz Lladrovci, nga radhët e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, iniciues i kësaj seance deklaroi se rënia e tyre ishte rënia për lirinë tonë, për shtetin që sot e gëzojmë, ishte frymëzim për të rinjtë.

Tahiri i është kundërvënë me forcë sistemit pushtues jugosllav më 13 maj 1981, ku edhe vritet nga forcat policore.

Shkrimtari nga Drenica, Bedri Tahiri, i cili në repertorin e tij bibliotekar ka shumë libra për luftërat e shumë trimave të Drenicës, ka kujtuar 13 majin e vitit 1981, ditën kur u vra Tahir Meha, transmeton KP.

“Më 13 maj të vitit 1981, në një mot me shi, në kullën dykatëshe babë e birë po kuvendonin qetas pa e ditur se hijenat tinëzare natën pa hënë, kishin vënë kurthe e leqe. Krisën pushkët e para nga kati i parë ku ishte baba Nebihu dhe fëmijët, ndërsa nga katin e dytë Tahiri, trimi sypatrembur. Në të errur, një tank zinxhiror u sul drejt kullës së paepur, e cila zu të shembej. Salën tremuajshe në djep e shpëtoi trari gjysmë i djegur, ndërsa vajza tjetër Mihrija, lidhte plagën vetë. Babë Nebihun e kishte marrë përjetësia. Pas 18 orësh heroizmi e qëndrese, dragoi fluturoi mbi tank dhe çau rrethin e parë. Kur po i afrohej malit, reflektori i helikopterit e zbuloi, i cili e lëshoi një breshëri plumbash, që qëlluan Tahirin, për të mos vdekur kurrë…”, është shprehur shkrimtari. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.