Kripa: pa të nuk bën, por po e tepruat

Kripa është e domosdoshme për organizmin, por kur konsumohet në sasi të madhe, mundet të bëjë më shumë dëm se dobi, kështu që duhet kontrolluar sasinë.
Në bazë të disa të dhënave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konsumimi ditor do të duhej të kufizohej deri në 2.300 miligramë.
Më shumë se 80 për qind e amerikanëve konsumon sasi më të madhe se sasia e sugjeruar, paralajmërojnë ekspertët nga “University of Minnesota”.
Reduktimi i konsumimit të kripës ndërlidhet me uljen e rrezikut për shtypje të lartë të gjakut dhe me parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.
(Kosova Sot)